Gjendet në Tapizë të Fushë Krujës një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

Një makinë e djegur, brenda së cilës janë konstatuar dy automatikë dhe një krehër është gjetur në Tapizë të Fushë Krujës.
“Me datë 03.10.2025 rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.
Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër”, njofton policia.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































