Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë të shtunë në malin e Dajtit, pas 13 ditësh.
Viktima, mëson Top Channel, është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi në një humnerë, në zonën e Dajtit.
Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku.
Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. Zhdukjen e tij e kishte denoncuar djali i tij Saimir Hoxha, pas 4 ditësh pritje për kthimin e tij.
Ndërkohë siç Top Channel raportonte dje, njeriu i fundit që kishte takuar biznesmenin ishte Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon, i cili se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e treshit në Tiranë, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.
Versioni se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthëtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari, i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në afërsi të një stacioni.
Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë pasur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.
Burimet i thonë Top Channel njëherazi teksa kanë ndjekur itinerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.
Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.
Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe peng marrje të Ruzhdi Hoxhës që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine që njëherazi ka treguar se borxhet që ka pasur i ati i ka shlyer ai. /Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP