LAJMI I FUNDIT:

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit, i cili u zhyt me 189 pasagjerë në det (Foto/Video)

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit, i cili u zhyt me 189 pasagjerë në det (Foto/Video)

Zhytësit e marinës indoneziane thonë se kanë marrë një kuti të zezë nga aeroplani i Lion Air që u zhyt në Detin Java të hënën në mëngjes, që besohet të ketë vrarë të gjithë 189 njerëz në bord.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zhytësit kanë nxjerrë pajisjen nga aeroplani Boeing 737 Max 8 në anijen e tyre të enjten në mëngjes, ditën e katërt të kërkimit.


Dyshohet se të gjithë 189 pasagjerët janë të vdekur, aeroplani thuhet se fluturoi në mënyrë të çrregullt një ditë para rrëzimit
Lexo po ashtu Dyshohet se të gjithë 189 pasagjerët janë të vdekur, aeroplani thuhet se fluturoi në mënyrë të çrregullt një ditë para rrëzimit

Nuk është ende e qartë nëse ata kanë kapur regjistruesin e zërit të kabinës apo regjistruesin e të dhënave të fluturimit – apo ndoshta të dyja.

Zyrtarët thonë se nuk besojnë se dikush në aeroplanin e ri që fluturonte nga Xhakarta në ishullin e Bangka mbijetoi përplasjen në Detin Java të hënën.

Bëhet e ditur se stafi i qendrës së komunikimit kishte humbur kontaktin me fluturimin Lion Air JT610, 13 minuta pasi u ngrit.

Aksidenti me 189 të vdekur, hetuesit kanë dëgjuar “fishkëllima” – mund të japin përgjigjen pse u rrëzua aeroplani! (Foto)
Lexo po ashtu Aksidenti me 189 të vdekur, hetuesit kanë dëgjuar “fishkëllima” – mund të japin përgjigjen pse u rrëzua aeroplani! (Foto)

Ndërkohë ishte raportuar se aeroplani i “Lion Air” që u rrëzua në Indonezi të hënën në mëngjes (29 tetor) fluturoi në mënyrë të çrregullt gjatë një fluturimi mbrëmjen e mëparshme, kur përjetoi një “problem teknik”, sipas të dhënave nga faqja e fluturimit në internet FlightRadar24.

Sipas asaj që shkruanin mediat, pas nisjes nga Denpasar në ishullin e pushimeve të Balit të dielën në mbrëmje, aeroplani njoftoi për ndryshime të jashtëzakonshme në lartësi dhe shpejtësi ajrore në disa nga minutat e parë të fluturimit – përfshirë një rënie prej 277 metra gjatë 27 sekondave kur normalisht do të duhej të ngrihej – përpara stabilizimit dhe fluturimit për në Xhakarta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori