LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e vdekur një 37 vjeçare te Fakulteti Teknik në Prishtinë

Gjendet e vdekur një 37 vjeçare te Fakulteti Teknik në Prishtinë

Një 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.


“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti shtoi tutje se policia ka nisur hetimet për rastin si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, theksoi mes tjerash zëdhënësja e Policisë. /Telegrafi/