ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, të enjten në orën 11:00.


“Person i zhdukur i gjetur-dhunim. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë  e të dyshuarit mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/