LAJMI I FUNDIT:

Gjenden mbetje mortore në Suhodoll të Mitrovicës

Gjenden mbetje mortore në Suhodoll të Mitrovicës

Gjatë gërmimeve që janë zhvilluar sot në fshatin Suhodoll të Mitrovicës në kërkim të mbetjeve mortore të të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, janë gjetur pjesë trupore.

Kështu deklaroi për KosovaPress kryetari i Shoqatës të të pagjeturve në Mitrovicë, Bajram Çerkini.


Sipas tij, në katër vende të ndryshme janë gjetur pjesë trupore, por që nuk dihet nëse i takojnë trupave që janë gjetur më herët, apo janë pjesë të reja trupore.

“Gjatë gërmimeve të sotme janë gjetur pjesë trupore në katër vende të ndryshme të këtij lokacioni, por që nuk dihet nëse janë pjesë të reja apo i përkasin trupave të cilat janë gjetur më herët. Ky është shqetësim i shtuar për familjarët sepse pas rezultateve të AND-së mund të ndodhë që t’i thërrasim sërish ata, për t’ju bashkangjitur këto pjesë trupave të vjetra që u janë dorëzuar atyre”, ka thënë Çerkini.

Ai tha se këtë do ta përcaktojë më së miri Mjekësia Ligjore.

Sipas tij,  për shkak të situatës së krijuar në terren, gërmimet të cilat janë paraparë të përfundojnë sot, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, në këtë lokacion ishte gërmuar tre herë pas luftës dhe ishin gjetur 105 trupa, të cilat janë identifikuar dhe dorëzuar familjarëve, mirëpo ka pasur dyshime të vazhdueshme se ky lokacion nuk është vlerësuar mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori