LAJMI I FUNDIT:

Gjen motrën 13-vjeçe të varur në dhomën e saj, në dorë kishte një letër në të cilën kishte shkruar një mesazh rrëqethës (Foto)

Gjen motrën 13-vjeçe të varur në dhomën e saj, në dorë kishte një letër në të cilën kishte shkruar një mesazh rrëqethës (Foto)

Nxënësja 13-vjeçe Bettany Fitton është gjetur e varur në shtëpinë e saj, ku në dorë kishte pasur një letër në të cilën shkruante “urrej vëllanë tim”, me të cilin sipas hetuesve ishte grindur para se të ndërmerrte këtë veprim të tmerrshëm.

Bettanyn nga Britania e Madhe e ka gjetur vëllai i saj 18-vjeç Ben, pasi që dyshja ishin grindur sepse nuk e kishte zgjuar nga gjumit për të shkuar në punë, transmeton Telegrafi.

Vëllai i saj kishte bërë gjithçka që ta rikthejnë në jetë para se të arrinte ndihma e shpejtë. Por, Bettany disa ditë më vonë ka ndërruar jetë në spital.


Në gjykatën e Bradfordit është thënë se adoleshentja shpesh shprehej duke shkruar letra të ndryshme, dhe që atë ditë të kobshme kishte shkruar në shkollë me plastelinë “urrej vëllanë time”.

Pasi kishte përfunduar orën e fundit të mësimit, ajo ishte takuar me të dashurin e saj dhe kishin dalë për shëtitje në një park dhe më pas kishte hipur në autobus për shtëpi.

Me të mbërritur në shtëpi, nëna e saj Estel Fitton e kishte pritur të bijën me një filxhan me qaj, të cilin së bashku me drekën e dërgoi në dhomën e saj ku po dëgjonte muzikë.

Por pas një orë e gjysmë kishte mbërritur në shtëpi vëllai i saj Ben, kurse kur nëna e urdhëroi që ta dërgojë një shportë me rroba në katin e dytë.

Ai kaloi pranë dhomës që Bettanys, ku mbeti i shokuar kur e pa se ajo po qëndronte e varur. Menjëherë e kishte zbritur në tokë dhe i kishte dhënë frymë artificiale ku pas disa sekonda u shfaq edhe autoambulanca.

Por, as intervenimi i tyre duket se nuk bëri punë, pasi ajo vdiq tri ditë më vonë në spital.

Hetimet e kryera kanë treguar se vogëlushja kishte pësuar sulm në zemër pasi ishte varur në litar, ku si pasojë e mungesës së oksigjenit në tru ka ardhur deri tek sulmi ne zemër.

Ndërkaq, vëllai i saj Ben i ka thënë policisë së shpesh janë grindur rreth “gjëra të parëndësishme dhe të vogla”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Beograd - gjithçka po ndodh atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka po ndodh atje, MINUTË PAS MINUTE

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

Amerika
Një përleshje shpërtheu pranë sheshit

Një përleshje shpërtheu pranë sheshit "Nikola Pashiq" ku një grup burrash rrahën një të ri

Serbia
Aeroplani luftarak i Kinës rrëzohet gjatë stërvitjes, piloti 'hidhet' i sigurt – pamjet bëhen virale në internet

Aeroplani luftarak i Kinës rrëzohet gjatë stërvitjes, piloti 'hidhet' i sigurt – pamjet bëhen virale në internet

Azia
“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

Serbia
Kalo në kategori