LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Shqiptarët do të votojnë vetëm për partitë shqiptare

Gjeloshaj për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Shqiptarët do të votojnë vetëm për partitë shqiptare

Nik Gjeloshaj theksoi se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët në Mal të Zi.

Forumi Shqiptar u bëri thirrje votuesve dhe simpatizantëve të tyre që të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale.


Kjo parti politike beson se shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha proceset demokratike të zhvillimit të shtetit malazez, raporton vijesti.me.

“Duke votuar dhe mbështetur partitë me shumicë shqiptare, ne shprehëm qëndrimin se shqiptarët përfaqësohen vetëm përmes partive kombëtare. Besojmë se edhe në zgjedhjet presidenciale, pa presion dhe tutorë se si të veprojnë, ata do ta dinë se si të votojnë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kreu i partisë, Gjeloshaj.

Ky i fundit theksoi se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët dhe se do të bashkëpunojë në mënyrë të përhershme me strukturat politike partnere të BE-së, SHBA-së dhe aleancës së NATO-s, si dhe për marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën dhe në radhë të parë me partitë që promovojnë rrugën properëndimore të Malit të Zi.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 19 mars të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori