LAJMI I FUNDIT:

Gjatë muajit qershor krijohen 4.6 milionë vende pune në SHBA

Gjatë muajit qershor krijohen 4.6 milionë vende pune në SHBA

Siç njofton Zyra e Punës, gjatë muajit qershor, shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë në 11.1 për qind, deri sa u shtuan 4.6 milionë vende të reja të punës.

Të dhënat ishin shumë më mira sesa parashikuan ekonomistët dhe se shkalla e papunësisë gjithashtu ra më shumë sesa pritej.

Ky ishte muaji i dytë radhazi i rritjes, pasi më shumë se 20 milionë vende pune u zhdukën në muajin prill gjatë pandemisë COVID-19, përcjell Telegrafi.

Ekonomia amerikane vazhdon të mbetet në një recesion të thellë.

Po ashtu, Departamenti amerikan i Punës ka raportuar se janë regjistruar 1.4 milion punëtorë më shumë se sa pritej. /Telegrafi/