LAJMI I FUNDIT:

Gjatë inaugurimit të guvernatorit iranian, një burrë i afrohet nga pas dhe e godet shuplakë në fytyrë – reagon sigurimi

Gjatë inaugurimit të guvernatorit iranian, një burrë i afrohet nga pas dhe e godet shuplakë në fytyrë – reagon sigurimi

Guvernatori i provincës veriperëndimore të Iranit, është goditur me shuplakë në fytyrë nga një burrë i nervozuar gjatë inaugurimit të tij.

Motivi i këtij sulmi mbetet i paqartë, pavarësisht që për cak kishte guvernatorin e ri, që dikur kishte shërbyer në Gardën Revolucionare dhe raportohet se ishte rrëmbyer në një moment nga forcat rebele në Siri, transmeton Telegrafi.


Guvernatori i ri Abedin Khorram ishte ngritur në skenë për të mbajtur një fjalim, kur një burrë iu afrua nga pas dhe menjëherë filloi ta godet.

Videoja e transmetuar nga televizioni publik, ka kapur momentin kur pjesëtarët e sigurimit intervenojnë menjëherë për ta vënë nën kontroll situatën.

“Nuk e njoh, por duhet ta dini se sa isha në Siri deri në dhjetë herë në ditë kanë tentuar të më eliminojnë dhe të rrahin”, ka deklaruar Khorram. /Telegrafi/