Edhe pasi pjesa e sipërme e kamionit u dëmtua pak, shoferi i kamionit përsëri arriti të fitonte vendin e dytë në kategorinë e tij.

Helikopteri ishte pjesë e ekipit të xhirimit nga Rally Dakar dhe duke u përpjekur të kapte disa pamje të afërta të kamionit Kamaz, dhe kamioni ishte i garuesit Anton Shibalov, i cili përfundimisht erdhi në vendin e dytë për kategorinë e tij.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga ky incident.

“Kamioni i Anton Shibalov arriti në vijën e finishit me pjesën lartë të shqyer”, tha Eric Khairullin, nga ekipi i Shibalov.

Doli që helikopteri i organizatorëve qëndronte tepër ulët mbi pistën dhe në një moment, kur kamioni nxitonte me shpejtësi, një gungë në rrugë e “hodhi” atë lart dhe preku një helikopter.

Kur shikon pamjet e ngjarjes befasuese, helikopteri me fluturim të ulët godet majën e kamionit të Shibalov Kamaz.

Është ende e paqartë nëse ekipi i kamionit dhe ekipi i helikopterit kishin planifikuar ngjarjen, megjithatë, nuk duket se do të ishte kështu. /Telegrafi/