Gjatë betimit si deputetë, Musliu e Kadrijaj i vendosin përpara flamurin kombëtar Albin Kurtit

Në kohën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës po bënin betimin si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetet Time Kadrijaj dhe Ganimete Musliu u kujdesën ti bënin një “befasi” liderit të LVV-së, Albin Kurti.
Të dyja i vendosen përpara Kurtit flamujt kombëtar, si rezultat i asaj që Kurti dhe partia e tij gjithmonë kanë protestuar me flamurin kombëtar.
Kujtojmë se kryetar i Kuvendit, u zgjodh Glauk Konjufca. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































