LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë ushqime që pastrojnë arteriet e bllokuara duke na mbrojtur nga sulmet në zemër

Gjashtë ushqime që pastrojnë arteriet e bllokuara duke na mbrojtur nga sulmet në zemër

Bllokimi i arterieve mund të jetë i rrezikshëm në afat të gjatë pasi mund të shkaktojë rritjen e presionit të gjakut si dhe të niveleve të kolesterolit

Arteriet janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit nga zemra në pjesët e tjera të trupit, kështu që ato duhet të jenë të forta, fleksibël dhe elastike gjithashtu.

Për fat të keq, kur arteriet bllokohen, ne rrezikohemi nga problemet e zemrës sepse në sistemin tonë nuk qarkullon mjaftueshëm gjak.

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes në të të gjithë botën dhe shkaktohen nga pllakëzat rreth arterieve që parandalojnë rrjedhjen e duhur të gjakut. Kjo mund të çojë në një atak kardiak.

Megjithatë, ka mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë në pastrimin e arterieve tuaja dhe kjo do të thotë që të shtoni këto ushqime në dietën tuaj.

Peshqit e yndyrshëm

Ekziston një keqkuptim i zakonshëm që yndyrat nuk janë të mira për ju. Në fakt, ka disa yndyra që janë të janë mira për zemrën tuaj, si ato që gjenden në peshqit me yndyrë.

Sardelet, toni dhe të tjerë peshq të egër janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të rëndësishme për zemrën.

Xhinxheri

Një tjetër ushqim që ndihmon pastrimin e arterieve të bllokuara është xhinxheri. Kjo rrënjë përmban veti antioksidante dhe anti-inflamatore që mund të parandalojnë formimin e pllakëzave rreth arterieve.

Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Mund të përgatisni pak çaj xhinxheri, të përtypni disa feta xhinxher ose të shtoni në vaktet tuaja nëse dëshironi.

Kafeja

Nëse jeni adhurues të kafesë, atëherë ky lajm do t’ju pëlqejë. Përveçse është një mënyrë e mirë për t’u zgjuar në mëngjes, ose për të rritur energjitë pasdite, kafeja mund të jetë efektive edhe në rastin e zhbllokimit të arterieve.

Nëse nuk e pini kafenë, ekziston alternativa e çajit jeshil i cili është i pasur me antioksidantë. Vetëm sigurohuni që të shmangni sheqerin dhe qumështin pasi janë shumë të pasur në kalori.

Kanella

Kanella është një ushqim tjetër që duhet ta shtoni në dietën tuaj, pasi zvogëlon rrezikun e prekjes nga arterioskleroza dhe sëmundjet e zemrës.

Jo vetëm kaq, por shtimi i kanellës në dietën tuaj gjithashtu mund të ulë trigliceridet, glukozën si dhe kolesterolin LDL. Nëse dëshironi, mund të spërkasni pak kanellë nëpër smoothie, kafe, etj.

Shafrani i Indisë

Nëse nuk e keni provuar shafranin e Indisë më parë, tani është koha e duhur për ta bërë. Kjo për shkak se shafrani i Indisë përmban kompozime anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë dëmtimin e mureve tuaja arteriale.

Ju mund të shtoni shafranin e Indisë në ushqimin tuaj ose të përgatisni një çaj me shafran Indie nëse dëshironi.

Drithëra të plota

Drithërat e plota përmbajnë fibra dietike të cilat janë të dobishme për uljen e nivelit të kolesterolit duke siguruar mbrojtje nga problemet e zemrës.

Studimet kanë treguar që ata që konsumojnë më shumë drithëra t plota kanë mure më të holla të arterieve karotide, duke siguruar rrjedhje më të mirë të gjakut në trupin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori