LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë truke për t’u dukur bukur në foto – Kthejeni kokën pak djathtas, mos i mbani duart drejt

Gjashtë truke për t’u dukur bukur në foto – Kthejeni kokën pak djathtas, mos i mbani duart drejt

Të gjithëve na pëlqen të dukemi bukur në foto, ndaj ju sjellim disa truke të vogla se si ta arrini këtë pa shumë përpjekje

Sot, na pëlqen të bëjmë gjithçka shpejt, por disa momente përgatitjeje mund të bëjnë një ndryshim thelbësor midis një fotoje që do ta pëlqeni dhe do ta mbani dhe një fotoje që as nuk dëshironi ta shikoni.


Fotografi nga Ohio, Jodee Ball, ju rekomandon gjashtë këshilla që, sipas tij, do t’i transformojnë njëherë e përgjithmonë fotografitë tuaja nga ato të stilit të pasaportës, në fotografi që do të mund të zbukurojnë edhe ballinat e revistave të modës.

Këshillat e tij duken të thjeshta, por janë shumë efektive. Madje, ato janë të ilustruara me fotografi, që të mund të vëreni dallimin. Buzëqeshni!

Merrni qëndrim të lirë (të shkujdesur)

Merrni lehtësisht anën drejt foto-aparatit

Bëni kujdes me duart

Lëshojini krahët

Lakojeni gjurin

Anojeni kokën lehtësisht

/Telegrafi/