LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë tipare të pamjes dhe karakterit femëror që duan s’duan ata, i çmendin meshkujt

Gjashtë tipare të pamjes dhe karakterit femëror që duan s’duan ata, i çmendin meshkujt

Bussiness Insider shkruan se sa herë një burrë shikon trupin e një femre, me apo pa vetëdije vëren disa pjesë të trupit dhe sjelljes së saj. Sipas kërkimeve, nëse një grua ka të paktën një prej këtyre gjashtë tipareve, burrat do të tërhiqen pashmangshmërisht prej saj.

1. Forma e harkuar nga beli tek vithet


Sa më shumë hapësirë të ketë mes krahut dhe belit, aq më tërheqëse duket një grua në sytë e një burri. Kjo do të thotë që vithet dhe kofshët duhet të kenë një gjerësi dukshëm më të madhe se pjesa e belit, pasi kjo i krijon burrave idenë se kanë përpara një grua pjellore. Një nivel i lartë i hormonit femëror (estrogjen) zakonisht lidhet me një gjoks të plotë dhe vithe të harkuara.

2. Zëri i hollë në tone të larta

Sipas një studimi, një zë në tonalitete të larta krijon përshtypjen e një gruaje të re me një trup të vogël e femëror, çka është shumë tërheqëse për burrat. Zëri i plotë në tonalitete të ulëta, është karakteristikë përgjithësisht e meshkujve.

3. Flokë të shëndetshëm e të bukur

Floku i shkëlqyer, i gjatë dhe i plotë është shumë tërheqës për burrat. Pasi përsëri, është një tregues i një gruaje të shëndetshme dhe fertile. Jepini volum flokëve tuaj dhe shkëlqim. Askush nuk do t’i rezistojë dot!

Young couple has breakfast at italian café

4. Buzëqeshja

Grua e qeshur do të thotë grua e lumtur. A ka gjë më të dashurueshme se një njeri i kënaqur me jetën, veten, që është i gatshëm të japë një buzëqeshje kurdoherë? Shenja më e mirë e vetëbesimit. Dhe sa më të bardhë të jenë dhëmbët, aq më e bukur duket një buzëqeshje femërore në sytë e një burri./

5. Grimi i lehtë

Konturimi apo ndriçimi i lëkurës janë kaq në modë, por është grimi natyral ai që i tërheq më tepër meshkujt. Sipas studimeve, sa më pak grim të përdorë një grua, aq më fëmijërore dhe joshëse duket ajo në sytë e një burri. Megjithatë, nuk duhet shumë shkencë për këtë: Të ndihesh mirë me veten do të thotë të dish të nxjerrësh më të mirën, pa mbuluar asnjë por të lëkurës

6. Të vishesh në të kuqe

Po, pikërisht kështu; ngjyra e kuqe jo më kot simbolizon pasionin. Shkencëtarët kanë vërtetuar se kur një grua vishet me të kuqe, thërret më shumë vëmendjen e meshkujve. Një fustan i lehtë, i kuq, e bën një grua të duket e zjarrtë, pasionante, duke vënë në pah edhe pjesët më të bukura të fytyrës. /Telegrafi/

Burimi: Cosmopolitan

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Lifestyle
Kalo në kategori