LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur nga shpërthimi në një restorant çek

Gjashtë të vdekur nga shpërthimi në një restorant çek

Gjashtë persona humbën jetën kur një ngrohës me gaz propan-butan shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës.

Ndërsa nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur tetë persona dhe 30 u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, ka njoftuar shërbimi çek i shpëtimit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët, një ngrohës është përmbysur, duke shkaktuar zjarr”, tha njësia e zjarrfikësve.


Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se shkaku ka të ngjarë të ishte një ngrohës me propan-butan që u përmbys në kopshtin e përparmë të restorantit.

Brigada e zjarrfikësve tha se kishte shpëtuar një mysafir të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në banjë.

Ndryshe, rreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit. /Telegrafi/