LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur dhe 1.549 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 1.549 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 1.549 qytetarë me coronavirus nga 5.662 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 705.


Në 24 orët e fundit ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74-vjeçe, një qytetar nga Saranda 74-vjeç, një qytetar nga Kruja 85-vjeç.

Janë 23.168 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1.794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227.629.

Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 254.126 raste pozitive, prej tyre 227.629 janë shëruar, 23.168 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.329 pacientë, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori