LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona të prekur me coronavirus në Pejë

Gjashtë persona të prekur me coronavirus në Pejë

Kosova vazhdon të përballet me pandeminë e coronavirusit sikurse të gjitha vendet e tjera të botës.

Deri më tani në komunën e Pejës janë konfirmuar gjashtë raste me Covid-19.

Zëdhënësi i komunës së Pejës, Engelbert Zefaj në një lidhje direket për Zyrën e Ankesave në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha rastet janë raste kontakti të personit të parë të infektuar me coronavirus.

“Për momentin janë 6 të konfirmuar me coronavirus në Pejë, janë persona kontakti të rastit të parë. 5 persona janë nga fshati Llugagji dhe një në qytet. Fshati Llugagji është në karantinë, familja në Pejë ka qenë e izoluar”, ka thënë Zefaj, transmeton Telegrafi.

Zefaj ka shtuar se pavarësisht gjashtë rasteve, për momentin nuk ka asnjë të dyshuar.

“Prej qendrës kryesore të mjekësisë familjare raportohet gjendje e qetë. Dje kemi pasur një ardhje nga Sllovenia nga pika kufitare me Malin e Zi, janë kontrolluar të gjithë dhe ata janë përcjellur për në karantinë në Prishtinë”, ka thënë Zefaj.

Deri më tash në vendin tonë numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 145, ndërkaq 23 të tjerë janë shëruar kurse vetëm një person ka humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori