LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona të lënduar në aksident komunikacioni në Ferizaj

Gjashtë persona të lënduar në aksident komunikacioni në Ferizaj

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në Ferizaj, në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.


“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”, ku si pasojë e goditjes në mes dy veturave, janë lënduar gjashtë persona. Ata momentalisht janë bartur në Spitalin e Ferizajt, dhe janë duke marrë trajtimin mjekësor. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Gashi.