LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra si t’i ndihmoni dikujt i cili vuan nga depresioni

Gjashtë mënyra si t’i ndihmoni dikujt i cili vuan nga depresioni

Keni mikun apo anëtarin e familjes i cili lufton me depresionin, mirëpo nuk jeni të sigurt si t’i ndihmoni?

Mbase jeni frikësuar që t’i thoni apo frikësoheni se po bëni gjëra të gabuara,por edhe do t’ia përkeqësoni gjendjen. Apo, mbase, vetëm e keni injoruar problemin, duke shpresuar që problemet do të zgjidhen disi, transmeton Telegrafi.


Psikiatri K. Luan Phan, nga Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit të Ohajos, për revistën amerikane U.S. News ka dhënë disa këshilla të cilat mund të ndihmojnë në komunikimin e përditshëm me personin i cili vuan nga depresioni. Çfarë mund të bëni:

Dëgjojeni

Hapi i parë i rëndësishëm është thjesht ta dëgjoni. Dëgjimi nxit personin që të hapet sa më shumë, andaj do t’ju tregojë për depresionin dhe pikëllimin.

Pyeteni

Nxisni bisedën duke e pyetur sa më shumë, sa më shumë që t’ju tregojë që juveju është e rëndësishme dhe që dëshironi të dini më shumë për luftën dhe depresionin e atij personi. Shumë shpesh personat të cilët vuajnë nga depresioni mendojnë për vetëvrasje, andaj është me rëndësi të nxitet biseda lidhur me të.

Dashuroni

Kur e dëgjoni dhe e pyesni tregoni personit që jeni i interesuar për të. Dëgjoni me dhembshuri dhe pa e refuzuar dhe pa e gjykuar, duke i ofruar dashuri. Ndjenja e dashurisë mund t’i ndihmojë dikujt që të kërkojë ndihmë.

Veproni

Ruajeni personin. Pyeteni a e di se do të kishte bërë vetëvrasje dhe largojeni nga çdo gjë që do të mundë ta përdorte për ta dëmtuar veten. Nëse personi është në krizë, qëndroni me të derisa ta kalojë krizën dhe vëreni në kontakt me dikë i cili mund t’i ndihmojë.

Lidhuni me të

Nëse situata është në krizë, thirrni ndihmën mjekësore. Lidheni personin me njerëzit e tjerë të cilët mund t’i ofrojnë përkrahje. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar që lidhshmëria me të tjerët ndikon si mbrojtje kundër pashpresës dhe dhembjes psikologjike. Dhe, mbani në mend, edhe pasi që kriza të kalojë ju duhet ta: dëgjoni, pyesni, dashuroni dhe veproni.

Mbrojeni

Informohuni dhe bashkohuni. Filloni bisedën në mënyrë që të zvogëloni stigmën. Çdokush mund të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjes mbi epideminë e depresionit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori