Përqafimi që zgjat 20 sekonda nxit oksitocinën, duke rritur në mënyrë masive ndjenjën tuaj të dashurisë dhe besnikërisë. Shtoni edhe aromën e partnerit prej 30 sekondash dhe do të prodhoni më shumë endorfinë sesa realisht keni pasur seks
Ekspertja e seksit dhe e lidhjeve, britanikja Kate Taylor, ka ndarë me lexuesit katër mënyra me të cilat në martesën e saj shmang monotoninë
Orari javor – për grindje
Hulumtimi, të cilin e ka bërë Universiteti Tennessee, ka zbuluar që çiftet të cilat grinden kanë dhjetë herë probabilitet më të lartë që të kenë martesë të lumtur nga ata të cilët vuajnë në heshtje.
Pra, çiftet më të lumtura janë ata të cilët grinden njëherë në javë.
Mirëpo, çiftet e lumtura janë grindur vetëm rreth problemeve të cilat kanë mundur t’i zgjidhin (p.sh. punët e shtëpisë apo shpenzimin e parave), ndërsa kanë shmangur grindjen rreth problemeve të cilat do të mund të ndikonin në vetëbesimin e partnerëve të tyre, siç janë shëndeti apo seksi, transmeton Telegrafi.
Shto dozën e ‘vitaminave’ bashkëshortit tënd
Sa më i shëndetshëm që të jetë ai, ajo është më e lumtur. Nëse e vëreni që ju ka mbetur edhe pak durim kur partneri juaj sëmuret, nuk jeni e vetmja.
Studimi i bërë nga revista ThJMF ka zbuluar që gratë kanë raportuar më shumë konflikte në martesë kur bashkëshortët e tyre kanë qenë të sëmurë.
Prandaj, mbani gjërat në harmoni në shtëpi duke u kujdesur për shëndetin e tij.
Përqafoheni gjatë
Përqafimi mesatar martesor zgjat vetëm tre sekonda të zymtë. Herën tjetër forconi shtrëngimin dhe qëndroni edhe 17 sekonda.
Përqafimi që zgjat 20 sekonda nxit oksitocinën (hormoni i lidhjeve), i cili qarkullon shpejt në trupin tuaj, duke rritur në mënyrë masive ndjenjën tuaj të dashurisë dhe besnikërisë. Shtoni edhe aromën e partnerit prej 30 sekondash dhe do të prodhoni më shumë endorfinë sesa realisht keni pasur seks.
Blini një shtrat më të ngushtë
Një studim që përfshin 1000 njerëz tregoi se sa më afër një çift të flejë në shtrat, aq më afër ndihen në jetë.
Distanca optimale për lumturinë martesore ishte vetëm dy centimetra e gjysmë nga njëra-tjetra.
Fjetja e përbashkët, përqafimi dhe përqafimi gjatë natës gjithashtu rritën kënaqësinë e marrëdhënies. Rreth 94 për qind e çifteve që kishin kontakte fizike gjatë natës thanë se ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre, krahasuar me 68 për qind që ruanin hapësirën e tyre personale.
Darkë romantike për katër
Ftoni një çift tjetër në takimin tuaj dhe do të dyfishoni lumturinë tuaj martesore, sipas një studimi të vitit 2014.
Çiftet që shkonin në takime të dyfishta ndiheshin më të afërt dhe më të lidhur me partnerët e tyre sesa çiftet që refuzonin të ndajnë dashurinë, shkruan Sun.
Më pak seks
Më shumë seks a do ta bëjë martesën tuaj më të lumtur? Bashkëshorti juaj do të provojë t’ju bindë që është ashtu, mirëpo shkenca thotë jo. Realisht, numri ideal i ‘takimeve seksuale’ për mbajtjen e lidhjes suaj të lumtur është vetëm një herë.
Të kesh më pak se kaq mund të zvogëlojë kënaqësinë e partnerit me marrëdhënien dhe të bësh seks më shumë se një herë në javë nuk do të bëjë ndonjë ndryshim në marrëdhënie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit