LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra që t’i ofroheni në palestër

Gjashtë mënyra që t’i ofroheni në palestër

Keni parë një bukuroshe në palestër dhe nuk dini si t’i afroheni? Kemi disa propozime për ju!

1. Bëhuni sa më i natyrshëm dhe sa më këndshëm
Jepni një buzëqeshje nga ana tjetër e palestrës dhe gjatë stërvitjeve herë-herë buzëqeshni. Në fund të stërvitjeve afrojuni dhe pyeteni për emrin në mënyrë krejtësisht të drejtpërdrejtë, transmeton Telegrafi.

2. Mos ia ndërprisni stërvitjen
Mos filloni bisedën me të derisa stërvit aktivisht, sepse askush nuk dëshiron ta ndërpresë serinë e stërvitjeve, apo të ngadalësojë vrapin për të biseduar. Afrojuni derisa është duke pirë ujë, por afër saj mos vendosni dyshekun e stërvitjeve.

, Image: 7444100, License: Royalty-free, Restrictions: , Model Release: yes, Credit line: Profimedia, I love images

3. Jepni një kompliment të sinqertë
Lavdërojeni punën e saj të mundimshme dhe thoni që jeni të impresionuar me shprehitë e saj në stërvitje. Gjithmonë është opsioni më i mirë që t’i jepni komplimente për top-formën e saj se sa për dukjen e trupit të saj.

4. Mos bisedoni derisa është duke stërvitur
Përveç nëse jeni trajner profesionist, çdo koment për ushtrimet e saj nuk është i përshtatshëm, posaçërisht nëse nuk kërkon ndonjë këshillë.

6-reglas-de-protocolo-para-el-gym-stylermx-1

5. Pyeteni për këshilla
Mbase forma juaj është e shkëlqyeshme, mirëpo uleni krenarinë dhe ngrini vetëbesimin e saj duke e pyetur se si bëhet ndonjë stërvitje e caktuar. Në këtë mënyrë do të filloni kontaktin e parë dhe do të tregoni interesimin për atë që ajo bën.

6. Mos e prekni
Madje edhe nëse jeni shumë i impresionuar me dukjen e kuadricepsave të saj, mos i tregoni duke e prekur trupin e saj. /Telegrafi/

flirt-gym