Kur afrohet sezoni veror mund të keni një mori pyetjesh në mendjen tuaj para se të vendosni se ku do t’i kaloni.
Zgjedhja ideale është qyteti bregdetar mesdhetar Side, i cili është ndër më të njohurit në Turqi.
Qyteti i Side është vend i mrekullueshëm për të eksploruar rrënojat e lashta, së bashku me qytetin turistik modern të vendit. Sot, qyteti është një destinacion popullor turistik në përputhje me projektin bregdetar të Antalyas.
Pikërisht në këtë qytet ndodhen një mori resorësh luksoze që ofrojnë shërbime në konceptin All Inclusive dhe Ultra All-Inclusive duke iu mundësuar që të kaloni pushime të paharruara.
Për të ua lehtësuar përzgjedhjen, përfaqësues të Max Travel dhe Telegrafit kanë qenë në vizitë në një numër të konsiderueshëm të hoteleve duke bërë të njëjtat pyetje dhe në këtë mënyrë janë përzgjedhur disa prej tyre si rekomandim për ju.
Këto hotele janë vlerësuar sipas lokacionit, çmimit, konceptit të shërbimit që ofrojnë, stafit dhe kualitetit të ushqimit.
Selectum Family Resort
Ofron përvojë unike pushimi në Side ku do të gjeni argëtim dhe paqe së bashku. Që në momentin e parë që të hyni në Selectum Family Resor Side, do të ndiheni të veçantë dhe do të magjepseni.
Ky resor ofron argëtim maksimal dhe momente të paharrueshme plot adrenalinë për fëmijë dhe prindër.
Bosphorus Sorgun
Hotel Bosphorus Sorgun shtrihet në një rajon që strehon të gjitha bukuritë natyrore dhe historike të Mesdheut në Side, Antalya.
Distanca nga plazhi është 250 metra. Resori është hapur në vitin 2017 dhe ofron shërbim në konceptin All Inclusive. Gjithashtu vlenë të përmendet se ka një interier shumë të veçantë.
Starlight Resort
Është hoteli më i shitur në Max Travel që nga viti 2016.
Posedon hapësirë të mjaftueshme me mbi 10 pishina, rrëshqitje uji dhe një plazh më i gjatë se gjysmë kilometër, organizon aktivitete të ndryshme gjatë gjithë kohës dhe ofron shërbime unike në konceptin Ultra All Inclusive.
Sorgun Akadia
Hoteli ndodhet në qytetin antik Side, është i rrethuar nga deti, pylli me pisha, lumi, liqeni dhe fusha. Një hotel unik që është i pajisur me gjithçka të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm.
Koncepti i punës është Ultra All Inclusive dhe hoteli i dedikohet +18 që i bën pushimet tuaja më të qeta, aktivitete të ndryshme zhvillohen gjatë 24 orëve.
Paloma Finesse
Është vendi i përsosur për të “kapur momentin”. Paloma Finesse ka një stil arkitekturor bashkëkohor duke filluar me hollin e saj dhe duke u shtrirë në instalimin e saj të skulpturës, pishinën bruz me qendër të mrekullueshme gati 80 metra të gjatë dhe kopshtet që zgjerohen mbi 8 hektarë tokë si dhe një plazh me rërë 350 metra të gjatë.
Ndodhet rreth 6 km nga qendra e qytetit Side, 75 kilometra nga Aeroporti i Antalyas dhe 80 km nga qendra e qytetit të Antalyas.
TUI Magic Life Jacaranda
Me të gjitha detajet që i bëjnë pushimet të veçanta, konceptin e përgatitur me kujdes dhe vendndodhjen e tij unike në Mesdhe, TUI Magic Life Jacaranda ju ofron eksperienca pushimi që nuk do t’i harroni.
Posedon resorë gjithëpërfshirëse me vendndodhje të drejtpërdrejtë në plazh, me kuzhinë të pa-rezistueshme, aktivitete sportive dhe mundësi të pafundme për të përjetuar diçka të re. Për të rriturit, për familjet, për të gjithë – resorët TUI MAGIC LIFE i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme!
Telegrafi në bashkëpunim me Max Travel që nga 23 deri më 30 prill do të qëndrojë në Antalya, ku do vizitojë edhe resorë të tjera nga më të njohurat e përgjatë ditëve në vijim do të sjell rekomandime të tjera për lexuesit.
Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në +38338754754 ose +38349754754, e-mail: info@maxtravel.al dhe web faqe: www.maxtravel.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit