Gjashtë gjërat befasuese që mund të dëmtojnë lëkurën këtë verë

Temperaturat e nxehta dhe plazhi, së bashku me shumë faktorë të tjerë janë gjithmonë rrezik për lëkurën. Dhe në rastet kur kujdesi ndaj lëkurës është minimal, atëherë rezultatet do të jenë vërtet serioze.
Në një kërkim të vogël për dëmet që i sjell dielli lëkurës në verë, ja cilat janë rezultatet:
Koha e gjatë në diell mund të të shkaktojë akne. Është thjeshtë një mit që dielli mund t’i kurojë aknet. Duket sikur dielli pastron fytyrën, sepse në fakt, ajo bëhet më e errët dhe problemet duken më pak në sipërfaqe, por në realitet dielli u bën më keq akneve. Rrezet UV i bëjnë shumë keq fytyrës, sepse lëkura mund të humbasë hidratimin. Sipas YouBeauty, trupi përpiqet të prodhojë më shumë yndyrë në vetvete, gjë që mund të bëhet shkak për krijimin e më shumë akneve. Përveç kësaj, drita e diellit mund të shkaktojë inflamacion.
Kapela mund të të irritojë lëkurën. Nëse je mësuar që gjatë kohës së verës të mbash gjithmonë kapelë, edhe ky është një rrezik i shtuar, sepse temperatura e nxehtë transmetohet në lëkurë edhe nëpërmjet kapelës. Këshillohet që kapelën mund ta mbash vetëm kur je në diell të fortë, por jo në çdo rast ose nëse je në hije. Mendohet se rrezet e përthithura nga kapela (ose edhe bakteret) mund të të irritojnë shumë lëkurën.
Djersitja mund të bllokojë poret. Djersitja, në vetvete, nuk shkakton akne. Por, shpeshherë ajo përzihet me yndyrën natyrale të trupit dhe me bakteret dhe mund të kthehet në problem për irritimin e lëkurës. Me siguri, nuk do të rrish në diell për një kohë të gjatë dhe të djersish edhe kur e di që më pas do të kesh bllokim të poreve.
Disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne. Po, disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne, por kjo nuk është arsye për të shmangur SPF, këshillon revista class. Nëse disa kremra mund të shkaktojnë bllokim poresh, ka shumë të tjera që janë të sigurta për fytyrat me akne.
Klori mund të thajë lëkurën. Në këto raste këshillat vlejnë për ata që gjatë verës preferojnë pishinat. Ndonjëherë duhet të bësh kujdes nga kimikatet, sepse ato ta thajnë shumë lëkurën. Mos harro se kur lëkura thahet, trupi prodhon yndyrë ekstra, gjë që krijon probleme të tjera. Pasi ke dalë nga pishina, shpëlaje fytyrën më ujë të pastër.
Kujdes me ajrin e kondicionuar. Edhe nëse i shmang ambientet e hapura, sërish lëkura mund të ketë probleme të tjera. Ajri i ftohtë që vjen nga kondicioneri mund ta thajë lëkurën. Duhet ta shmangësh gjumin afër një kondicioneri ose freskueseje, në mënyrë që ajri i ftohtë mos të të fryjë në fytyrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ngjyra më e kërkuar e thonjve këtë sezon është frymëzuar nga kjo veshje
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Çfarë duan meshkujt në shtrat?
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Harrojini tonet e ftohta: Kjo nuancë e ngrohtë është ndryshimi i vetëm që ju duhet këtë sezon
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn