LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsye pse narcisët nuk lulëzojnë: Një truk i thjeshtë do të bëjë që lulet e verdha të lulëzojnë përsëri

Gjashtë arsye pse narcisët nuk lulëzojnë: Një truk i thjeshtë do të bëjë që lulet e verdha të lulëzojnë përsëri

Nëse keni lule narcisi që nuk lulëzojnë, ju duhet të pyesni veten se cili është shkaku i këtij gabimi?

Shkaku i parë i mundshëm është thellësia e gabuar e mbjelljes. Ju ndoshta qepujkat e narcisit i keni mbjellë shumë thellë ose shumë cekët.


Rekomandohet që qepujkat e narcisit të mbillen në një thellësi mesatare se qepujkat normale në mënyrë që të kenë hapësirë të mjaftueshme për rritje dhe zhvillim.

Nëse qepujkat mbillen cekët, ato shpesh prodhojnë rritje të harlisur të gjetheve dhe shumë pak lule. Kjo mund të shkaktohet vetëm nga një gjë: një narcis i mbjellë cekët do të lulëzojë vetëm për një ose dy vjet, dhe pastaj vetëm pjesa e gjelbër do të mbetet pa lule, transmeton Telegrafi.

Ka edhe shkaqe të tjera të mos lulëzimit të narcisëve:

1. Mbjellja në kohën e gabuar – qepujkat mbillen në vjeshtë. Të mbjella shumë vonë, narcisët do të pengohen në rritje dhe zhvillim.

2. Toka e gabuar – keni nevojë për një tokë të pasur plot me lëndë ushqyese që është e drenazhuar mirë, pra nuk mban lagështi.

3. Shpeshtësia – nëse narcisi ka qenë në tokë për një kohë të gjatë dhe nuk e keni rralluar me vite, me siguri ka zhvilluar shumë qepujka dhe për shkak të kësaj është bërë “dendësi” në sistemin rrënjor.

4. Mungesa e lëndëve ushqyese – narcisët e duan fosforin dhe kaliumin, kjo do të nxisë lulëzimin.

5. Krasitja e parakohshme – kur lulet zhduken, mos i prekni gjethet e narcisit edhe për 6 javë të tjera. Nëse i prisni gjethet shumë herët, do të pengoni rritjen dhe zhvillimin e tyre.

6. Dëmtuesit – me siguri keni dëmtues në kopshtin tuaj që hanë qepujka të narcisit.

A do të lulëzojnë sërish narcisët?

Nëse dëmtuesit nuk i kanë ngrënë qepujkat, narcisët mund të lulëzojnë përsëri, por vetëm nëse përmirësoni kushtet e tyre të jetesës.

Në vjeshtë, hiqni qepujkat dhe ndani ato, duke u kujdesur t’i mbillni në një tokë të depërtueshme të pasur me kalium dhe fosfor. Sapo të ndihen si në shtëpi, ato do t’ju shpërblejnë me lulëzim të bollshëm pranverën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Si ta keni “veglën” shuuuumë të madhe

Si ta keni “veglën” shuuuumë të madhe

Intimitet dhe Pasion
Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme

Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme

Stil
Kalo në kategori