LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsye për shkak të të cilave njerëzit e lindur në gusht janë vërtet të veçantë

Gjashtë arsye për shkak të të cilave njerëzit e lindur në gusht janë vërtet të veçantë

Vapa e verës nuk është për të gjithë e vështirë sa u është nënave të cilat në këtë muaj kanë terminin

Gushti është muaji i cili sjell shumë sfida dhe ditë të nxehta, të cilat të gjithë vështirë i përballojnë, posaçërisht shtatzënat të cilat këtë muaj presin bebet e tyre të cilat për shumëçka janë të veçanta.

Bebet e lindura në këtë muaj janë të paracaktuara të jenë të kthjellëta dhe gazmore si edhe dielli i cili i pret kur të lindin.


Qe përse të gjitha bebet e lindura në gusht janë të veçanta, transmeton Telegrafi.

Lindin me peshë të madhe

Sipas statistikës, bebet të cilat lindin verës janë më të rënda dhe më të mëdha se bebet të cilat lindin gjatë stinëve të tjera të vitit. Është shumë mirë sepse kushtet e motit i përshtaten rritjes së tyre dhe zhvillimit në barkun e nënës.

Do të jenë trupgjatë

Studime të njëjta thonë që bebet e lindura në këtë periudhë të vitit do të jenë shumë të gjata kur të rriten. Si duket vitamina D ndaj së cilës shtatzënat u janë ekspozuar gjatë muajve të verës ndikon që bebet të lindin me gjatësi më të madhe.

Kanë më pak shanse të zhvillimit të çrregullimeve bipolare

Konsiderohet që për këtë meritë ka vitamina D, mirëpo shkencëtarët ende nuk e dinë përse është kështu te bebet e lindura në gusht dhe shtator.

E konsiderojnë veten me fat

Njerëzit e lindur nga muaji mars deri në gusht e konsiderojnë veten fatlumë më të mëdhenj se të tjerët kur krahasohen me njerëzit e lindur nga shtatori deri në shkurt.

Ata janë më pozitivë

Kjo është në saje të temperamentit të tyre dhe tendencës që të kenë qëndrim pozitiv dhe të kthjellët i cili është i lidhur me lindjen e tyre. Njerëzit pozitivë veten shpesh e shohin si fatlumë.

Do të jenë më të rinj ose më të vjetër në klasë

Atë që hulumtimi e tregon është që fëmijët e lindur në gusht kanë më pak shanse të diplomojnë se sa fëmijët të cilët janë të lindur në shtator. Kjo është kështu për shkak që shpesh janë fëmijë më të rinj dhe më pak të aftë në klasë. Përparësi të mëdha dhe më shumë sukses kanë fëmijët të cilët janë më të vjetër në klasë, ndërsa janë të lindur në muajin gusht. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori