Ilir Ikonomi
U shtanga kur hasa në këtë foto dramatike nga një rit mortor në veriun e Shqipërisë. Viti duhet të jetë 1940 dhe duket se bën ftohtë. Sa afër janë jeta dhe vdekja në këtë skenë!
Një fotograf italian, emrin e të cilit nuk e kam gjetur, ka shkuar për të mbledhur material etnografik dhe është ndodhur përpara një befasie me këto gra që rrethojnë të vdekurën mbi një shtrat të improvizuar me rrasa druri.
Gratë janë të veshura me rroba tradicionale dhe gati njësoj: shami, jelek, përparëse, çorape të trasha leshi, opinga. Pastër dhe bukur.
E veshur si të tjerat, e vdekura është vendosur jashtë mureve të shtëpisë, siç duket për një lamtumirë të fundit. Gratë rrinë të heshtura, por në fytyrat e tyre nuk sheh ndonjë dëshpërim të dukshëm.
Janë dinjitoze dhe nuk vajtojnë, përkundrazi kanë një farë vështrimi përbuzës, gati përqeshës për vdekjen.
Me duar të kryqëzuara nga të ftohtit, ato të japin përshtypjen sikur e kanë harruar një çast të vdekurën dhe po hetojnë me kureshtje fotografin e huaj, që ka ardhur të shohë këtë ritual të rrallë në malet shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPiktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Vitet e fundit të Ismail Qemalit
Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Historia e fisit Shala
Protestat studentore të vitit 1970 të cilat tronditën ShBA-në
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'