LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, protestuesit kundërshtojnë projektin për zgjerimin e rrugës kryesore

Gjakovë, protestuesit kundërshtojnë projektin për zgjerimin e rrugës kryesore

Komuna e Gjakovës sot kishte planifikuar të nisë projektin për zgjerimin e segmentit kryesor të rrugës “Nënë Tereza”, me qëllim të rregullimit të trotuareve, lirimit edhe të një korsie për qarkullim, rregullimit të ndriçimit publik dhe mbjelljes së pemëve të reja përgjatë kësaj rruge.

Mirëpo, protestues të mbledhur te vendi ku pritej të fillonin punimet të mbështetur nga dy partitë opozitare Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë kundërshtuar këtë projekt.


Më pas erdhi edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili shkurt deklaroi se projekti ishte konsultuar me bizneset, mirëpo hasi në kundërshtimin e protestuesve.

Komuna thotë se ky projekt është hartuar dhe do të implementohet për të përmirësuar dhe shtuar efektshmërinë e rrugës kryesore të qytetit e cila paraqet arterien kryesore të zhvillimit, e që është në të mirën e të gjithë qytetarëve të Gjakovës.

Gjini tha se siguroi të gjithë pronarët e objekteve përgjatë kësaj rruge se Komuna e Gjakovës ka menduar paraprakisht për interesin e tyre dhe se nuk do të cenohen aktivitetet e tyre biznesore dhe jetësore pasi që nuk do të mbyllet qarkullimi i rrugës gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas Komunës së Gjakovës, detajet e punimeve iu janë bërë me dije qytetarëve në dëgjimin publik për këtë projekt, por edhe përfaqësuesve të bizneseve në takimin me kryetarin e Komunës, mbajtur më datë 12 maj 2020.

Politizimin e këtij projekti Gjini e quajti turp, pasi tha se peticioni i bizneseve është iniciuar nga partitë opozitare. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori