LAJMI I FUNDIT:

Gjakovari keqtrajton gruan, viktima së bashku me fëmijën 11 muajsh dërgohet në strehim

Gjakovari keqtrajton gruan, viktima së bashku me fëmijën 11 muajsh dërgohet në strehim
Foto: Ilustrim

Policia njofton për një rast të dhunës në familje të ndodhur në Gjakovë.

Burri dyshohet se ka keqtrajtuar gruan e tij, e cila më pas është strehuar me fëmijën e saj 11 muajsh.


“Gjakovë, 28.08.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar në shtëpi të sigurt bashkë me fëmijën e saj të moshës njëmbëdhjetë (11) muajsh. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia. /Telegrafi/