LAJMI I FUNDIT:

Gjakova prinë me numrin e rasteve të reja me COVID-19

Gjakova prinë me numrin e rasteve të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit më së shumti raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në Komunën e Gjakovës, gjithsej 9 raste.

Për dallim nga herët e tjera kur me raste të reja printe Komunë e Prishtinës, kësaj here më shumë raste janë konfirmuar në Gjakovë.

Gjatë konferencës për medie, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.

E sa i përket rasteve me COVID-19 në Komunën e Prishtinës, komunë kjo që për disa javë ishte e para sa i përket rasteve të reja, në një intervistë për Telegrafin ka folur Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, i cili tha se ditëve të fundit në këtë komunë numri i rasteve është më i ulët se sa tre javë më parë.

Gashi: Numri i rasteve me COVID në Komunën e Prishtinës është në rënie
Lexo po ashtu Gashi: Numri i rasteve me COVID në Komunën e Prishtinës është në rënie

Ndryshe, në 24-orët e fundit nga coroanvirusi në Kosovë kanë humbur jetën edhe katër persona, janë konfirmuar 55 të reja  dhe janë shëruar  150 pacientë.

Katër të vdekur dhe 55 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Katër të vdekur dhe 55 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19.

Ramadani bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Pandemia COVID-19 ka përfshirë shumicën e vendeve në botë, me këtë virus po vazhdon të përballet edhe vendi ynë.

Tashmë janë bërë gjashtë muaj që nga paraqitja e rasteve të para me virus në Kosovë, ndërsa testimet për këtë virus kanë filluar të bëhen që nga muaji i dytë i vitit 2020, më saktësisht më 8 shkurt.

Gjashtë muaj përballje me pandeminë COVID-19 - testohen vetëm 3.2 për qind e popullsisë në Kosovë, vdesin 589 persona
Lexo po ashtu Gjashtë muaj përballje me pandeminë COVID-19 - testohen vetëm 3.2 për qind e popullsisë në Kosovë, vdesin 589 persona

Telegrafi ka bërë një përmbledhje të gjashtë muajve përballje me COVID-19, duke përfshirë numrin e testimeve, rastet e reja, vdekjet dhe numrin e personave të shëruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori