LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj përballje me pandeminë COVID-19 – testohen vetëm 3.2 për qind e popullsisë në Kosovë, vdesin 589 persona

Gjashtë muaj përballje me pandeminë COVID-19 – testohen vetëm 3.2 për qind e popullsisë në Kosovë, vdesin 589 persona

Pandemia COVID-19 ka përfshirë shumicën e vendeve në botë, me këtë virus po vazhdon të përballet edhe vendi ynë.

Sot, janë bërë gjashtë muaj që nga paraqitja e rasteve të para me virus në Kosovë, ndërsa testimet për këtë virus kanë filluar të bëhen që nga muaji i dytë i vitit 2020, më saktësisht më 8 shkurt.


Me virusin COVID-19 gjatë këtyre gjashtë muajve janë infektuar 14 mijë e 566 qytetarë, ndërsa testime deri tani janë bërë 57 mijë e 339 apo 3.21 për qind e popullsisë prej 1,782,115 banorë sa ka Kosova, shkruan Telegrafi.

Deri tani, nga virusi janë shëruar 11 mijë e 272 pacientë  apo 77.39 për qind nga rastet e konfirmuara.

Numri i viktimave ka arritur në 589 apo 4.04 për qind nga rastet e konfirmuara.

Për gjatë këtyre muajve përballje me COVID-19, Qeveria e Kosovës mori një sërë masash të cilat u ndryshuan varësisht situatës epidemiologjike. Aktualisht, në fuqi vazhdon të jetë kufizimi i lëvizjes për qytetarë në 13 komuna të Kosovës, po ashtu i ndaluar vazhdon të jetë grumbullimi i më shumë se pesë qytetarëve në sheshe publike.

Gjithashtu e ndaluar vazhdon të jetë pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, sektori i gastronomisë po vazhdon të punojë me disa kufizime. Të ndaluara vazhdojnë të mbesin edhe disa veprimtari rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive, etj.

Ndërkaq, bartja e maskave vazhdon të jetë e obligueshme për çdo qytetarë në territorin e Kosovës, në rast të mos-mbajtjes së maskës qytetarët dënohen nga autoritetet kompetente, shkruan Telegrafi.

Klinika Infektive në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Qeveria e Kosovës muaj më parë ka publikuar edhe Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e COVID-19, që ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me këtë virus.

Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Më 14 gusht, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19.

Ligji ka vetëm tetë nene. Në të thuhet se, “Ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”.

Telegrafi më poshtë ua sjellë një përmbledhje të gjashtë muajve përballje me COVID-19, duke përfshirë numrin e testimeve, rastet e reja, vdekjet dhe numrin e personave të shëruar.

Renditja e komunave sipas numrit më të lartë të personave të infektuar

Prishtinë: 4 mijë e 559 të infektuar – 3 mijë e 714 të shëruar, 71 të vdekur, 774 raste aktive

Gjilan: 960 të infektuar – 757 të shëruar, 33 të vdekur, 170 raste aktive

Ferizaj: 843 të infektuar – 697 të shëruar, 42 të vdekur, 104 raste aktive

Prizren: 800 të infektuar – 563 të shëruar, 48 të vdekur, 189 raste aktive

Vushtrri: 758 të infektuar –  635 të shëruar, 29 të vdekur, 94 raste aktive

Pejë: 735 të infektuar – 579 të shëruar, 39 të vdekur, 117 raste aktive

Mitrovicë e Jugut: 723 të infektuar – 602 të shëruar, 41 të vdekur, 80 raste aktive

Fushë Kosovë: 648 të infektuar – 488 të shëruar, 18 të vdekur, 142 raste aktive

Podujevë: 610 të infektuar – 416 të shëruar, 20 të vdekur, 174 raste aktive

Gjakovë: 548 të infektuar – 373 të shëruar, 42 të vdekur, 133 raste aktive

Viti: 382 të infektuar – 294 të shëruar, 21 të vdekur, 67 raste aktive

Drenas: 363 të infektuar – 235 të shëruar, 23 të vdekur, 105 raste aktive

Lipjan: 350 të infektuar -257 të shëruar, 14 të vdekur, 79 raste aktive

Skenderaj: 265 të infektuar – 211 të shëruar, 12 të vdekur,  42 raste aktive

Malishevë: 241 të infektuar – 168 të shëruar, 19 të vdekur, 54 raste aktive

Suharekë: 205 të infektuar – 133 të shëruar, 10 të vdekur, 61 raste aktive

Obiliq: 193 të infektuar – 161 të shëruar, 8 të vdekur, 24 raste aktive

Rahovec: 193 të infektuar – 125 të shëruar, 21 të vdekur, 47 raste aktive

Kamenicë: 184 të infektuar – 137 të shëruar, 12 të vdekur, 35 raste aktive

Klinë: 146 të infektuar – 101 të shëruar, 8 të vdekur, 37 raste aktive

Deçan: 144 të infektuar – 91 të shëruar, 4 të vdekur, 49 raste aktive

Shtime: 125 të infektuar – 92 të shëruar, 10 të vdekur, 23 raste aktive

Dragash: 120 të infektuar – 61 të shëruar, 13 të vdekur, 46 raste aktive

Istog: 112 të infektuar – 87 të shëruar, 6 të vdekur, 19 raste aktive

Kaçanik: 110 të infektuar – 81 të shëruar, 10 të vdekur, 19 raste aktive

Mitrovicë e Veriut: 48 të infektuar – 44 të shëruar, 3 të vdekur, 1 rast aktiv

Mamushë: 42 të infektuar – 37 të shëruar, 4 të vdekur, 1 rast aktiv

Zubin Potok: 40 të infektuar – 33 të shëruar, 2 të vdekur, 5 raste aktive

Hani i Elezit: 28 të infektuar – 19 të shëruar,  9 raste aktive

Zveçan: 27 të infektuar – 26 të  shëruar, 1 i vdekur

Leposaviq: 23 të infektuar – 19 të shëruar, 4 të vdekur

Graçanicë: 13 të infektuar – 10 të shëruar, 3 raste aktive

Kllokot: 13 të infektuar – 13 të shëruar

Junik: 5 të infektuar – 5 të shëruar

Novobërdë: 4 të infektuar -3 të shëruar, 1 rast aktiv

Shtërpcë: 4 të infektuar – 3 të shëruar, 1 i vdekur

Partesh: 2 të infektuar – 2 të shëruar

Pamje e një mjeku në Klinikën Infektive në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Numri i testimeve të kryera brenda muajve

13 mars – 12 shtator

Testime: 57,239 (3.21% e popullsisë prej 1,782,115 banorë)
Raste të reja: 14,566
Të shëruar: 11,272 (77.39% nga rastet e konfirmuara)
Të vdekur: 589 (4.04% nga rastet e konfirmuara)

13 mars – 13 prill

Testime: 3,410
Raste të reja: 377
Të shëruar: 63
Të vdekur: 8

14 prill – 13 maj

Testime: 7,232
Raste të reja: 550
Të shëruar: 671
Të vdekur: 21

14 maj – 13 qershor

Testime: 11,015
Raste të reja: 887
Të shëruar: 257
Të vdekur: 11

14 qershor – 13 korrik

Testime: 17,625
Raste të reja: 4,231
Të shëruar: 2,113
Të vdekur: 97

14 korrik – 13 gusht

Testime: 25,002
Raste të reja: 6,757
Të shëruar: 4,503
Të vdekur: 276

14 gusht – 12 shtator

Testime: 32,237
Raste të reja: 7,809
Të shëruar: 6,669
Të vdekur: 313 /Telegrafi/

Në këtë shkrim – paraqitja e vizuale – ka kontribuar dhe Albert Spahiu.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori