LAJMI I FUNDIT:

Gjakova kujton 112 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit

Gjakova kujton 112 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit

Gjakova ka kujtuar 112 fëmijët e vrarë e të masakruar nga forcat serbe në këtë komunë gjatë luftës së fundit. Kjo është bërë përmes një ekspozite ku janë vendosur fotografitë me të dhënat e fëmijëve të vrarë. Moshat e këtyre fëmijëve që disa ranë martirë e disa dëshmorë janë nga tre muaj e deri 18 vjeç.

Përpos martirëve, në këtë ekspozitë janë paraqitur edhe dëshmorë që edhe pse në moshë të mitur, ishin detyruar nga ngjarjet e kohës që t’i bashkoheshin radhëve të UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.


Ekspozita me titullin “112 dhimbje dhe krenari” është hapur me idenë e Shoqatës Krimet e Luftës Gjakova ’98-’99 dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Shkëndije Hoda nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ‘98-‘99 deklaroi për KosovaPress se krahas shumë të vrarëve, masakruarve dhe të dhunuarve, forcat serbe kanë vrarë edhe 112 fëmijë në komunën e Gjakovës.

Hoda thotë se këto fotografi kanë arritur t’i sigurojnë nga familjarët e tyre.

“Këtu janë 112 fotografi, të gjithë janë të mitur dhe të gjithë janë nga komuna e Gjakovës nga mosha tremuajshe dhe kemi ende pa i mbush 18 vjeç. Kemi martirë por këtu i kemi edhe dëshmorë që nga dhuna e ushtruar mbi popullin shqiptar janë detyruar që fëmijët të kapin pushkën dhe të mbrojnë atdheun. […] Nga (viti) ‘99 kemi mbledhur dëshmi për të vrarët dhe gjithçka që ka ndodhur në komunën e Gjakovës dhe kemi arritur t’i marrim të dhënat e fëmijëve disa na i kanë dhënë familjarët disa i kemi gjetur vetë. […] Ekspozita do jetë e hapur tri ditë”, theksoi Hoda.

Sipas saj, arsyeja e hapjes së kësaj ekspozite është kundërshtimi i qasjes së padrejtë të Gjykatës Speciale karshi ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoda theksoi se përmes këtyre ekspozitave, si kjo e fotografive të fëmijëve të vrarë nga okupatori serb, po i tregojnë opinionit evropian se krimi ka një emër dhe vend dhe ajo është Serbia.

“Arsyeja e vetme që ne e hapëm këtë ekspozitë ndoshta kohë pa kohë ka qenë padrejtësitë që po u ndodhin familjarëve të të vrarëve, zhdukurve, të persekutuarve dhe të gjitha kategoritë tjera nga Gjykata Speciale. Nuk është që kjo padrejtësi po u ndodh vetëm çlirimtarëve por po iu ndodh edhe familjeve të cilat i përmenda. Andaj, kjo është një nismë përmes të cilës protestojmë ndërmjet rrënjëve të lirisë që janë vetë fëmijët. Është nismë e protestës duke parë ecurinë e Gjykatës Speciale se si do jenë tutje, ne kemi plane të tjera se si të protestojmë që t’i tregojmë Gjykatës Speciale se këtu është kryer krimi, ne e kemi mbrojtur vendin tonë. […] Neve kriminelet na shëtisin në Kosovë veçanërisht në Gjakovë. Kemi dërguar padi të shumta, do vazhdojmë të dërgojmë prapë padi dhe presim rezultate shpejt. […] Opinionit evropian duhet t’i tregojmë se krimi ka një emër dhe ka një vend që është Serbia”, tha ajo.

Hoda, e cila është edhe veterane e UÇK-së, Gjykatën Speciale e konsideron raciste dhe të padrejtë. Ajo thotë se kjo gjykatë krimet që i ka bërë Serbia po mundohet t’i vërë mbi supet e çlirimtarëve të Kosovës që mbrojtën atdheun dhe popullin e vetë.

“Gjykata Speciale po punon njëanshëm, faktikisht është gjykatë raciste, nuk po i gjykon krimet. Çlirimtarët nuk kanë qenë kriminelë, kanë mbrojtur atdheun e vetë, kanë mbrojtur popullatën e vetë dhe gjykata padrejtësisht po i arreston dhe padrejtësisht me dëshmi të rrejshme po mundohet mbi supet e tyre t’i ngarkojë krimet që i ka bërë Serbia”, u shpreh ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ekspozita “112 dhimbje dhe krenari” u mbështet nga Drejtoria e Kulturës dhe Sportit në komunën e Gjakovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori