LAJMI I FUNDIT:

Gjakova, kampione në shpenzimet për komoditetin e zyrtarëve komunalë (Video)

Gjakova, kampione në shpenzimet për komoditetin e zyrtarëve komunalë (Video)

Përveç infrastrukturës rrugore një pjesë e mirë e buxhetit të komunave të vendit shkon edhe në komoditetin e kryetarëve në zyrat e tyre.

Në vitin 2011, kryetari i atëhershëm i komunës, Qemajl Mustafa nga PDK-ja, për meremetim të zyrës së tij kishte shpenzuar rreth 10 mijë euro, e disa muaj më vonë, për të njëjtin destinim kishin shkuar edhe rreth 9 mijë, raporton KTV.


Kurse, kryetari aktual, Lutfi Haziri i LDK-së kishte shpenzuar rreth 10 mijë euro për të njëjtin qëllim.

Në Prishtinë, në vitin 2010, për renovimin e sallës së Kuvendit Komunal, ishin paguar 82 mijë euro, ndërsa për renovimin e objektit të vjetër të Komunës, ishin shpenzuar 28 mijë euro.

Megjithatë, kampion në këtë garë, del të jetë komuna e Gjakovës. Për renovime të ndryshme në objektet e komunës, në periudhën janar 2012 – 2013, kjo komunë që atëherë udhëhiqej nga Pal Lekaj, kishte dhënë 680 mijë euro.

Një vit më pas, kjo komunë sërish për renovime në objektet e komunës, për periudhën 2013- 2014, kishte dhënë gjysmë milioni euro.

https://vimeo.com/166714033