Arbeni është vetëm 11 vjeç. Jeton me gjyshërit në fshatin Vrakë të qarkut Shkodër. “Faji” i vetëm i tij është që lindi në familjen Gjonluli. Ai nuk ka dalë asnjëherë nga pragu i shtëpisë. Nuk ka shokë. Nuk di shkrim e këndim, pasi nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë. Arbeni thotë se nuk del jashtë shtëpisë, pasi “është në gjak”.
“Unë e kuptoj këtë situatë. Kam frikë nga gjakësi, se njeriu frikë për jetën ka”, thotë 11-vjeçari, teksa fjalët e tij duken prej të rrituri. Kërkesa e tij e vetme është që të jetojë i lirë.
Familja e Arbenit ka 25 vite që është në gjak. Gjyshi i tij, Marku, 75-vjeçar, tregon për “Fiks Fare” historinë si nisi gjakmarrja. “Djali im vrau një kushëri. Edhe pse ai vuan dënimin, familja jonë qëndron e ngujuar.
Disa pjesëtarë kanë ikur jashtë shtetit. Frika më e madhe është për nipin 11-vjeçar. Edhe kur shkojmë për të mbushur ujë, qëndroj tek cepi i ferrës për të parë nëse kalon gjakësi”, thotë Marku, ndërsa shton se më mirë të vrasin atë.
“Unë jam i vjetër dhe nuk i duhem as dreqit”, vijon Marku, ndërsa tregon se ka probleme edhe me disa familje të tjera, për shkak se djemtë e tij kanë vrarë.
Për shkak të gjakmarrjes, familja Gjonluli, në fshatin Vrakë të njësisë Guri i Zi, është sulmuar disa herë me armë zjarri. Marku tregon vendin ku kanë rënë plumbat dhe se si kanë shpëtuar fëmijët e vegjël pa u vrarë. Një nga dritaret e shtëpisë, e cila kishte pamje nga rruga e fshatit, ishte murosur, për shkak të këtyre sulmeve.
Ndërkohë, ekipi i gazetarëve të “Fiks Fare” udhëtoi drejt Malësisë së Madhe për të risjellë historinë e familjes Quku, të cilë për shkak të gjakmarrjes i kanë vrarë një vajzë 17-vjeçare.
“Maria kishte vajtur për pushime tek gjyshi kur ne morëm vesh se u vra në arë bashkë me vjehrrin tim”, thotë e ëma e Maries. Ajo thotë se nuk e dinë se kush i ka vrarë, por shton se kanë patur më përpara probleme me gjakmarrjen.
Manushaqja tregon mes lotësh se Marie kishte nisur të bënte pajën dhe se qëndisjet e saj ajo do t’i ruante gjatë. Vajza më e vogël e kësaj familjeje shkruan në një fletë “Dua të jem e lirë”, ndërkohë që reciton një poezi për të motrën e vrarë, ku shpreh mallin e saj për të.
Dramën e kësaj familje e tregon për Fiksin Liljana Luani, mësuesja vullnetare që shkon në të gjitha familjet me probleme gjakmarrje. Familje që fëmijët e tyre nuk i dërgojnë dot në shkollë. Për familjen Quku ajo thotë se “është një familje me probleme të theksuara gjakmarrjeje”. Mes lotësh, ajo tregon se sa të vështirë e ka patur të fshijë nga regjistri emrin e Maries së vrarë.
Në Policinë e Qarkut Shkodër, shefi i krimeve Genti Berberi thotë se nga statistikat e fundit janë 47 familje të ngujuara dhe 12 fëmijë që nuk shkojnë në shkollë për shkak të këtyre problemeve. Ai thotë se historinë e gjakmarrjes mund ta tregojë më mirë një historian. Pyetjes së gazetarëve se nëse kërcënimi përbën vepër penale, Berberi nuk pranoi t’i përgjigjej, madje as të xhirohej me kamera.
Në Drejtorinë Arsimore Shkodër, inspektori Entri Çaku pohon se ky institucion ka të identifikuar 5 fëmijë. Dhe Drejtoria Arsimore Shkodër u ofron mësim këtyre 5 nxënësve që qëndrojnë të ngujuar.
Ndërkohë, i pyetur për numrin e nxënësve të ngujuar se ku bazohen mbi të dhënat, ai thotë se të dhënat i marrin nga njësitë administrative. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë