LAJMI I FUNDIT:

Gishtërinjve që trandën Jugosllavinë!

Gishtërinjve që trandën Jugosllavinë!
Imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve kushtetuese

(Kthim në kohë të vështira, në 23 marsin e vitit 1989: Dedikim Riza Llukës)

Riza Lluka, sot është dita jote – 23 marsi. Kjo datë më shumë se kurrë, sot e kërkon praninë tënde. Është përvjetori i thyerjeve të mëdha. Është përvjetori i gishtërinjëve kundër Serbisë, kundër gjenocidit, kundër aparteidit.

Është dita dhe data kur ti ndjeheshe më ndryshe nga ditët dhe datat tjera.

Është 23 marsi i vitit 1989 që ma kujton frazën tënde: “Atë ditë edhe ajri ishte i ngrirë”.

Është 23 marsi që ti e quaje “Të jesh’ apo të mos jesh’”.

Fjalia jote: ‘Më shpëtuan rastet’.

Sikur historiografia e popullit shqiptar të kishte kohë më të tepërt, sigurisht do bënte mirë të merrej me një rrëfim … ndoshta të lënë përgjysmë … Faqe të trasha të saj do shkruheshin për një aparteid të paparë e çnjerëzor.

Drejtor, çdo ditë dhe vit që kalon, ne bindemi edhe më se, sinqerisht, keni meritë të madhe e cila do të mbetet dhe diskutohet gjatë, edhe mes nesh gazetarëve të thjeshtë, politikanëve, e akademikëve.

Shqiptarët sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë për idetë tuaja, këshillat dhe burrërinë tënde.

Edhe burrat e kohës, bashkëmendimtarët tuaj kanë ikur; atje në qiell të janë bashkuar drejtor, edhe efendi Rexhep Boja edhe Mark Krasniqi. Lisa të mëdhenj ju rrëzuan këtij vendi, Drejtor…

E, Kosova, nuk është mirë, prapë … Nuk po ia dalim të ndërtojmë miq. Për miq duhen burra të fjalës.

Drejtor, sot kur nuk je në mesin tonë, të themi, pusho i qetë, sepse dinjitetshëm i ke bërë vend vetës në histori.

Më 23 mars 1989: Riza Lluka me nëntë delegatë të tjerë (Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha) votojnë kundër Sllobodan Millosheviqit, nga gjithsej 190 sa ishin në sallën (në mesin e tyre edhe shumë të paftuar) në Kuvendin e dikurshëm të Kosovës, me gishtërinjtë kundër suprimimit të autonomisë së atëhershme të Kosovës. Këta do të trandnin Jugosllavinë, themelet e së cilës ishin lëkundur ditë më parë, në të njëjtin vit, nga galeria e nëntokës në “Trepçë”.

Pas veprimit të gishtërinjve kundër dhe ngjarjeve që do pasonin në Kosovë, në shkëputjen filmike më poshtë e gjeni edhe tërbimin e kasapit të fundit të Ballkanit, Millosheviqit.

Miq, në shënim dhe kujtim të kësaj ngjarjeje, duke qenë shumë i nderuar që pata fatin të bashkëpunojë ndër vite në RTV “Dukagjini”, deri në ditët e fundit të jetës së njeriut të çeliktë, z. Riza Lluka, do të sjellë për ju një copëz (shkëputje) dokumentari që i kushtohet kësaj periudhe, sa të rëndë aq edhe të ndjeshme.

Nuk thuhet kot se një popull që e harron historinë e vet, është i predispozuar me përsëritjen e saj, andaj, ky regjistrim u bënë mirë brezave më të rinj, por gjithsesi edhe ndërgjegjes së secilit prej nesh.

Viti 1989: Fundi i Luftës së Ftohtë, Kosova dhe fillimi i luftërave në ish-Jugosllavi
Lexo po ashtu Viti 1989: Fundi i Luftës së Ftohtë, Kosova dhe fillimi i luftërave në ish-Jugosllavi
Njeriut të çeliktë
Lexo po ashtu Njeriut të çeliktë

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori