LAJMI I FUNDIT:

‘Gishtat e këmbës COVID’ dhe disa shenja të pazakonta në lëkurë, mbeten mister

‘Gishtat e këmbës COVID’ dhe disa shenja të pazakonta në lëkurë, mbeten mister

Pesë lloje skuqjesh, përfshirë gishtin e këmbës COVID, po prekin disa pacientë të diagnostikuar, sipas një studim të kryer nga mjekët spanjollë

Skuqjet kishin tendencë të shfaqeshin tek të rinjtë dhe zgjatën disa ditë.


Nuk është e pazakontë që skuqja të jetë një simptomë e një virusi. Por studiuesit thanë se ata ishin të befasuar kur panë kaq shumë lloje të skuqjes nga COVID -19. Skuqjet aktualisht nuk janë përfshirë në listën e simptomave të sëmundjes.

Ka pasur shumë raporte në lidhje me “gishtin COVID “, një skuqje që shfaqet në këmbët e pacientëve me COVID edhe në mungesë të simptomave të tjera.

Studiuesi kryesor, Dr. Ignacio Garcia-Doval tha se forma më e zakonshme e skuqjes në studim ishte makulopapula: gunga të vogla, të sheshta dhe të ngritura të kuqe që priren të shfaqen në trungun e trupit.

“Zakonisht kjo shfaqet më vonë, pas problemeve me frymëmarrjen, kështu që nuk është mirë për diagnostikimin e pacientëve,”- tha ai, për BBC-në.

Skuqja që shihet më shpesh në studim preku gati gjysmën e pacientëve

Të gjithë pacientët në studim ishin tashmë në spital dhe kishin simptoma të frymëmarrjes. Punimi i rishikuar nga homologët u botua këtë javë në British Journal of Dermatology.

Të gjithë dermatologëve në Spanjë iu kërkua të ndajnë detaje të pacientëve Covid për të cilët ishin kujdesur dhe që kishin zhvilluar skuqje në dy javët e mëparshme. Gjithsej ishin 375 persona. Pesë skuqjet ishin:

a. Lezione asimetrike, rreth duarve dhe këmbëve, të cilat mund të shkaktojnë kruajtje ose të dhimbje. Në përgjithësi, tek pacientët më të rinj, që zgjatën mesatarisht 12 ditë, u shfaqën më vonë gjatë sëmundjes dhe shoqëroheshin me infeksione të buta. Përbënin 19% të rasteve.

b. Shpërthime të flluskave të vogla të mbushura me lëng, të cilat shkaktojnë kruajtje dhe gjenden në trungun e trupit si dhe tek gjymtyrët. Këto u gjetën tek pacientët e moshës së mesme, zgjatën rreth 10 ditë dhe u shfaqën para simptomave të tjera. (9%)

c. Zona me lëkurë të ngritura rozë ose të bardha që dukeshin si skuqje nga hithra, shpesh shkaktonin kruarje. Kryesisht në trup por ndonjëherë edhe në pëllëmbët e duarve. (19%)

ç. Makulopapula – gunga të vogla, të sheshta dhe të ngritura të kuqe. Këto përbënin 47% të rasteve. Ato zgjatën rreth shtatë ditë dhe u shfaqën në të njëjtën kohë me simptoma të tjera, por kishin tendencë të shiheshin te pacientët me infeksione më të rënda.

d. Livedo (i njohur edhe si nekroza) ishte i pranishëm në 6% të rasteve. Lëkura dukej si e njollosur në ngjyrë të kuqe ose blu, me një model si rrjetë. Është një shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut. Kjo u shfaq te pacientët më të vjetër me sëmundje të rëndë.

Sidoqoftë, studiuesit theksuan se skuqjet mund të kenë shumë shkaqe dhe mund të jetë e vështirë të dallohen midis tyre pa ekspertizë mjekësore.

“Rëndësia e këtij studimi nuk është aq shumë për të ndihmuar njerëzit të vetë-diagnostikohen, por përkundrazi, për të ndihmuar në ndërtimin e kuptimit tonë më të gjerë se si infeksioni mund të prekë njerëzit,”- tha Dr. Ruth Murphy, president i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.

Dr. Michael Head në Universitetin e Southampton tha që skuqjet ishin një efekt anësor i njohur i shumë infeksioneve virale, përfshirë pneumoninë. Akademia Amerikane e Determatologjisë po përpilon gjithashtu një regjistër të simptomave të lëkurës që shihen nga anëtarët e saj. /BBC

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori