Modelja Gisele Bundchen dhe partneri i saj, Tom Brady, janë aktualisht duke shijuar pushimet me familje në Kosta Rika.

Çifti të cilët janë të martuar që dhjetë vite, filluan pushimet para pak ditëve dhe ata për asnjë moment nuk mund t’i largonin duart nga njëri-tjetri.


Modelja 38-vjeçare rrëmbeu vëmendje në një palë bikini shumëngjyrëshe, teksa partneri i saj 41-vjeçar shfaqi fizikun joshës pranë saj.

Gisele Bündchen Tom Brady Costa Rica July 2019 Photos Gisele Bundschen dhe Tom Brady (Foto: Backgrid)

Gisele dhe Tom fillimisht u takuan në vitin 2006, dhe tri vite më pas, ata u fejuan.

Marrë parasysh faktin se janë në lidhje që një dekadë, dyshja janë gjithnjë në fokus të mediave si në pushime apo edhe kur parakalojnë në tepihun e kuq.

Ndërkaq, duhet theksuar se ata janë edhe prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/

16136076 7254551 Fitter than ever The couple looked in amazing shape as they walk m 65 1563317385272 Gisele Bundschen dhe Tom Brady (Foto: Backgrid)