LAJMI I FUNDIT:

GGD-ja takoi delegacionin nga Kongresi Amerikan

GGD-ja takoi delegacionin nga Kongresi Amerikan

Bordi i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një takim delegacionin nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam.

“Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku Topalli, duke falënderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe legjislativit të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha segmentet, i njoftoi ata me mënyrën e organizmin, punën dhe aktivitetet e grupit që ajo drejton.

Mjaku-Topalli theksoi se fushëveprimi i GGD-së përfshin adresimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e grave, si forcimi i rolit të tyre në çdo segment të jetës, barazia gjinore dhe qeverisja e mirë.


Edhe anëtaret e tjera të këtij grupi: Lirie Kajtazi, Arbërie Nagavci, Besa Baftiu, Teuta Haxhiu, Duda Balje dhe Jasmina Zhivkoviq, potencuan çështje të ndryshme nga veprimtaria e përditshme e GGD-së, ndërsa bashkëpunimin me agjencitë e SHBA-ve në Kosovë i konsideruan të një rëndësie të veçantë”, thuhet në njoftimin për media.

Drejtuesi i delegacionit, Omri Rahmil, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, i njoftuan përfaqësueset e GGD-së me përfaqësimin gjinor në Kongresin Amerikan, ndërsa bënë të ditur se në garën e fundit aktuale vërehet një rritje e numrit të grave.

Ata u interesuan për shumë çështje që lidhen me veprimtarinë e GGD-së dhe të Kuvendit në përgjithësi.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së në Uashington dhe në Kosovë. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori