Rap-artisti nga Ferizaj, Getinjo, sapo ka publikuar projektin e ri muzikor. 

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Mossi, projekti i të cilëve mban titullin "Rrezikim".


Të njëjtit vijnë me armë e me makina luksoze në klip, duke iu përshtatur kështu më së miri temës që kanë trajtuar.

Screenshot 6 21 Getinjo dhe Mossi në klipin e ri "Rrezikim" (Foto: YouTube)

Projekti është punuar në studion muzikore të vëllëzërve Aliu, Getinjo dhe Mozzik "2 Euro Gang".

Ndërkohë, për videon është përkujdesur "Billy Arty" teksa për beatin "Underdogz".

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që besohet se do ketë suksesin e merituar nga publiku.

Sa i përket projekteve të Getinjos, "Ali Baba" mbetet kënga e tij e fundit solo që e solli në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/