LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu ia dorëzon detyrën e kryetarit të OEK-ut Rukiqit

Gërxhaliu ia dorëzon detyrën e kryetarit të OEK-ut Rukiqit

Sot bëhet pranim – dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OKE), Safet Gërxhaliu tek kryetari i ri i OEK-ut, Berat Rukiqi.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës mbahet në objektin e Odës Ekonomike të Kosovës nga ora 11.


Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës, të mërkurën ka zgjedhur Berat Rukiqin për kryetar për një mandat katër vjeçar. /Telegrafi/