LAJMI I FUNDIT:

Gërvishti qëllimisht një veturë, me shpresën që babai do ta blinte për të

Gërvishti qëllimisht një veturë, me shpresën që babai do ta blinte për të

Shkaktoi gërvishtje me çelës në një BMW, me shpresën se më pas do bëhej vetura tij

Të gjithë ëndërrojnë të kenë veturën e tyre, pasi të kenë përfunduar me sukses testin e vozitjes, transmeton Telegrafi.

Kështu ka pasur dëshirë edhe një 22-vjeçar në Kinë, i cili zgjodhi që vetura tij e parë të ishte një BMW.

Megjithëse babai ia kishte premtuar, nuk ia bleu dhe ai vendosi të ndërmerrte diçka, që të ketë në pronësi një BMW 3 Series. Derisa ndodhej në një sallon, ai e gërvishti qëllimisht me çelës një veturë të re, në derën e pjesës së pasme.

Kur u ndalua nga rojat e sigurimit, i riu pranoi fajin, duke thënë se babai tij do ta blinte këtë veturë dhe ai nuk detyrohet të paguajë për dëmin e shkaktuar.

Por, atë e ndaloi policia dhe e dërgoi para drejtësisë, ku u dënua për vandalizëm, duke bërë që të qëndroi për disa ditë në burg.

Veprimi që bëri ndaj veturës, nuk dihet nëse bëri që babai t’ia blinte këtë veturë që është shumë e mirë. /Telegrafi/