LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takoi ambasadorin çek: Presim mbështetjen e Çekisë në procesin e liberalizimit të vizave

Gërvalla takoi ambasadorin çek: Presim mbështetjen e Çekisë në procesin e liberalizimit të vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot priti në takim ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bilek, nga i cili mori përgëzime për detyrën e re.

Të dy palët vlerësuan marrëdhëniet midis dy shteteve, duke shfaqur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre.


“Gërvalla e njoftoi ambasadorin Bilek për përpjekjet e ekzekutivit kosovar në përballje me pandeminë.  Gërvalla uroi që të dyja vendet ta kalojnë këtë periudhë me sa më pak pasoja në njerëz, duke pas parasyh faktin se edhe Kosova edhe Çekia po përballen me shifra të larta të të infektuarve me Covid-19”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja e Jashtme theksoi se synim i qeverisë së re mbetet menaxhimi sa më i mirë i situatës me pandeminë dhe sigurimi sa më i shpejtë i sasisë së nevojshme të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

“Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimet politike në vend dhe procesin e mbylljes së konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Më tej, ministrja Gërvalla ka potencuar se shpreson në mbështetjen e Çekisë në procesin e librealizimit të vizave, sikurse edhe atë të integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në fushën e bashkëpunimit bilateral, ministrja Gërvalla tha se pret që një bashkëpunim i tillë të shtrihet në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe këmbimit tregtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori