LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takohet me zëvendësministrin grek – flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe luftën në Ukrainë

Gërvalla takohet me zëvendësministrin grek – flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe luftën në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim zyrtar një delegacion grek të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomaci Ekonomike i Greqisë, Kostas Fragogiannis.

Siç njofton MPJD-ja, gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në NATO si dhe luftën në Ukrainë.


“Temë kryesore midis dy delegacioneve ishte nevoja për thellimin e mëtejshëm të raporteve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë në të gjitha sferat me interes për popujt e të dyja vendeve, sidomos në ekonomi, tregti, arsim, kulturë e turizëm. Gjatë këtij takimi, vend të theksuar zuri edhe diskutimi mes palëve mbi situatën e krijuar pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe rreziqet që i kanosen rajonit”, thuhet në komunikatën për media.

Siç bëhet e ditur, Gërvalla ka përsëritur se Republika e Kosovës dhe populli i saj solidarizohet me Ukrainën dhe dënon invazionin rus.

Kosova, ka thënë ajo, mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, dhe qysh në fillim është rreshtuar përkrah aleatëve të saj, duke iu bashkangjitur sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duke folur për rreziqet që mund të ketë rajoni nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, Ministrja Gërvalla theksoi se përkrahja e vazhdueshme e Serbisë ndaj aleatit të saj, Rusisë, edhe në këtë rast, kërkon një mesazh dhe pozicionim të qartë të BE-së. Në fund të këtij takimi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, z. Kostas Fragogiannis, nënshkruan dokumentin e formalizmit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis dy shteteve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori