LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla dhe ambasadori i Italisë flasin për bashkëpunim më të thellë në fushën e ekonomisë dhe arsimit

Gërvalla dhe ambasadori i Italisë flasin për bashkëpunim më të thellë në fushën e ekonomisë dhe arsimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “duke i dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ajo ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Italisë dhe ka ftuar ambasadorin e ri për iniciativa të reja të përbashkëta në sektorë të ndryshëm që shkojnë në interes të të dy vendeve”.

“Së bashku kanë përmendur mundësi të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të arsimit. Kanë folur për shkëmbim të studentëve, programe për të rinj si dhe zhvillim të aktivitete kulturore. Bashkëbiseduesit janë fokusuar edhe në zhvillimet aktuale politike në vend dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. Po ashtu kanë biseduar edhe për ecurinë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se “Gërvalla e ka falënderuar ambasadorin për kontributin e tij në monitorim të zgjedhjeve në kuadër të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit”.

“Nga ana e tij ambasadori De Riu, shprehu gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit, dhe ritheksoi qëndrimin mbështetës të Italisë ndaj Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori