LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla kritikon LDK-në: Lidhjet me të fuqishme i kanë me Sami Lushtakun

Gërvalla kritikon LDK-në: Lidhjet me të fuqishme i kanë me Sami Lushtakun

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka hedhur disa kritika ndaj ish partisë së saj.

Gërvalla ka deklaruar se largimi i saj nga LDK bashkë me presidenten Vjosa Osmani nuk ka qenë i rastësishëm, transmeton Telegrafi.


“Presidentja Osmani dhe unë nuk jemi larguar papritur nga LDK. Ne kemi luftuar me vite të tëra kundër të tjerëve për degradimin total të kësaj partie. Që nga viti 2013 bashkë me Osmanin dhe të tjerë jemi përpjekur ta ndalim degradimin e partisë, por nuk kemi mundur”, u shpreh ajo gjatë një emisioni për Istogu Channel.

Derisa akuzoi LDK-në, Gërvalla tha se një pjesë e LDK-së, ka pasur qëndrime me të afërta më PDK-në, derisa pohoi se kjo parti ka lidhje të fuqishme me Sami Lushtakun, zyrtar ky i PDK-së.

“As emrin nuk duan ta kenë LDK-në. Lidhjet me të fuqishme i kanë me Sami Lushtakun”, pohoi ndër tjera ajo.

Gërvalla ka folur edhe për tema tjera politike gjatë paraqitjes së saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori