LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Dy të aksidentuar ndodhen në trajtim intensiv, njëri nga ta në gjendje stabile

Gërvalla: Dy të aksidentuar ndodhen në trajtim intensiv, njëri nga ta në gjendje stabile

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka treguar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga aksidenti i djeshëm në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Gërvalla ka thënë se dy pacientë janë në trajtim intensiv, njëri prej tyre tashmë në gjendje stabile.


Ajo ka theksuar se vetëm një pacientë është duke u trajtuar në spitalin e Zagrebit.

Kurti e Gërvalla nisen për Kosovë, ministrja: Fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin e përjetuar
Lexo po ashtu Kurti e Gërvalla nisen për Kosovë, ministrja: Fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin e përjetuar

“Vetëm një nga të lënduarit është dërguar për arsye specifike mjekësore në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur në spitalin e qytetit. Dy nga pacientët ende ndodhen në trajtim intensiv, njëri prej tyre në gjendje tashmë stabile. Të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe shumë prej tyre pritet të lirohen nga spitali gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve të mjekëve kroatë, edhe gjendja e pacientit në Zagreb është e mirë dhe stabile”, ka bërë të ditur Gërvalla.

Ndryshe ministrja së bashku me kryeministrin Albin Kurti janë duke u kthyer në Kosovë, pas vizitës që iu bënë mbrëmë të lënduarve nga ky aksident. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori