LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla dhe Çeku i shkruajnë letër presidentit të Europa Nostra: Vendimi për Manastirin e Deçanit është i padrejtë, duhet ta vizitoni Kosovën

Gërvalla dhe Çeku i shkruajnë letër presidentit të Europa Nostra: Vendimi për Manastirin e Deçanit është i padrejtë, duhet ta vizitoni Kosovën

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i kanë dërguar letër Presidentit Ekzekutiv të Europa Nostra në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Në letrën drejtuar presidentit ekzekutiv të Europa Nostra thuhet se vendimi për Manastrin e Deçanit është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht.


“Gjatë procesit, Europa Nostra nuk e ka vizituar Kosovën e Manastirin, dhe nuk është konsultuar me palët e interesit. Manastiri i Deçanit dhe çdo kishë ortodokse në Kosovë gëzojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Me këtë letër, Ministrat ftuan organizatën Europa Nostra në Kosovë për ta parë nga afër monumentin dhe për të biseduar me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet e sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët. Dëmi që iu shkaktua reputacionit të Kosovës me këtë vendim të pabazuar duhet të kompensohet pa vonesë”, thuhet në letrën drejtuar presidentit të Europa Nostra.

Më poshtë gjeni letrën e plotë në gjuhën shqipe:

“I nderuari z. Hermann Parzinger, President Ekzekutiv i Europa Nostra,

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës shprehim shqetësimin tonë për vendimin e Europa Nostra për të përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë”. Jemi të bindur që ky vendim është i pabazuar, pasi nuk përkon me faktet në terren. Për më shumë, vendimi është qartësisht i ndikuar politikisht, një praktikë e paprecedentë në historinë me reputacion të lartë të Europa Nostra.

Ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe shihni nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit. Gjatë marrjes së këtij vendimi keni neglizhuar një dimension esencial, konsultimet me palët e interesit, ndërsa keni marrë për bazë një tekst tendencioz dhe joprofesional të organizatës nominuese. Prandaj, ju ftojmë të vini dhe të bisedoni me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët.

Është vlerësim i pavarur dhe profesional i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara. Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tonë. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e në veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale, ajo i takon krejt njerëzimit, brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. Në këtë frymë, ju ftojmë për bashkëpunim parimor me synim mbrojtjen sa më efektive të trashëgimisë kulturore. Jemi kundër instrumentalizimit të trashëgimisë kulturore për përfitimet politike të njërit shtet apo tjetrit.

Vizita e delegacionit tuaj në Kosovë propozojmë të realizohet sa më shpejtë. Dëmin që ia keni shkaktuar reputacionit të Kosovës me vendimin tuaj të padrejtë dhe të pabazuar, duhet ta kompensoni pa vonesë. Jemi të prirur të besojmë që rezultati i vizitës dhe vlerësimit tuaj të gjendjes do të rezultojë me rishikimin e listës tuaj duke e larguar Manastirin e Deçanit”.

Manastiri i Deçanit rrezikon të shpallet në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë
Lexo po ashtu Manastiri i Deçanit rrezikon të shpallet në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë

Përfshirja e Manastirit të Deçanit nga organizata Europa Nostra si “monument në rrezik”, ka nxitur reagime të shumta.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në mars të këtij viti i ishin drejtuar me një letër organizatës Europa Nostra, ku kanë shpalosur argumentet përse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Osmani e Kurti kanë theksuar se Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kushtet për për t’u përzgjedhur si njëri nga monumentet më të rrezikuara listës finale të kësaj organizate.

Po ashtu, edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar lidhur me listimin e Manastirit të Deçanit në “listën e monumenteve në rrezik” nga organizata Europa Nostra.

Ramosaj kishte deklaruar se Manastiri i Deçanit nuk është cenuar asnjëherë nga qytetarët shqiptar të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori