LAJMI I FUNDIT:

Germin lanson platformën interaktive për diasporën

Germin lanson platformën interaktive për diasporën

Pas tri viteve të themelimit të platformës Kosovo Diaspora, organizata jo- qeveritare Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë nismën për të filluar Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës.

Para 100 të pranishëmve, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës, u lansua platforma interaktive për diasporën www.diasporaflet.org. #DiasporaFlet.


unnamed

Platforma virtuale është pjesë e kësaj nisme e cila synon rrjetëzimin e organizatave shqiptare në diasporë për qëllim të avokimit të të drejtave dhe privilegjeve të diasporës në vendet amtare pasi do të forcojë lidhjet në mënyrë të ndërsjelltë.

Platforma ka tri elemente interaktive: hartën, kalendarin, dhe blogun. Çdo organizatë në diasporë (formale ose joformale) mund ta krijojë profilin e saj në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe.

unnamed-1

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Patrick Etienne, drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Fatmir Curri, drejtor i programeve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit të Ministrisë së Diasporëse dhe Mark Kosmo, President I Shoqatës MASS/BESA, ShBA dhe antare i bordit per kete inciative.

Behar Xharra, drejtor ekzekutiv i Germin, përmes lidhjes në skype nga Bangladeshi tregoi për qëllimin e iniciativës dhe rëndësinë e diasporës, që sipas tij është grupi social më i madh në Kosovë.

‘’T’ia japim një zë diasporës që diaspora t’i promovon të drejtat e tyre sociale dhe politike dhe po ashtu të jetë pjesë e politkë-bërjes në Kosovës. Diaspora sot është e fragmentume dhe kjo ka qenë nevoja që ta fillojmë këtë iniciativë, që të kemi një dialog të strukturuar mes komunitetit të diasporës, qeverisë dhe poashtu në mes komuniteteve te ndryshme të diasporës’’, shtoi Xharra.

unnamed-2

Kurse drejtori i zyrës Zvicrane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, u shpreh se është i lumtur që po e përkrahin iniciativën ‘’Dialogu I Strukturuar për të Drejta të Diasporës’’ , duke shtuar se diaspora nuk është vetëm në Zvicër apo në Amerikë, por në gjithë botën.

Ndërsa Kushtrim Sheremeti nga Ministria e Diasporës u shpreh se kjo platformë është shume e mirëpritur nga Ministria duke shtuar ‘’ Po me vjen mirë që organizata Germin me disa të rinjë shumë profesional e kanë filluar këtë iniciativë. ‘’Eshtë koha për një bashkbisedim të dyanshëm dhe njëherit tregues që nuk duhet të presim vetëm nga diaspora, por edhe të impenjohemi seriozisht lidhur me kauzat e tyre’’, e përfundoi fjalën e saj drejtoresha e programeve në Germin, Liza Gashi.

Ky grant përkrahet nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO- K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

unnamed-3

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori