LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Përballja me dezinformatat paraqet përgjegjësi shoqërore

Gërkovska: Përballja me dezinformatat paraqet përgjegjësi shoqërore

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë Sllavica Gërkovska, deklaroi se kur flasim për dezinformimin dhe mënyrën, në të cilën përballemi me to, përgjegjësia nuk është vetëm e Qeverisë apo vetëm e institucioneve, por është përgjegjësi shoqërore dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të përballemi së bashku me dezinformimin si dukuri negative sepse përgjegjësia është e përbashkët.

Duke iu referuar rrjeteve sociale, ajo tha se të gjithë jemi dëshmitarë që shumë shpesh aty postohen informacione të rreme, shkarkohen dhe shpërndahen pa u kontrolluar më parë.


“Avancimi i transparencës së institucioneve është një nga mjetet për përballjen me dezinformatat, prandaj me qëllim të informimit në kohë, të saktë dhe objektiv të publikut, por edhe me qëllim të rritjes së kontrollit mbi punën e institucioneve, Qeveria nga viti 2017 deri më sot punon intensivisht për përmirësimin e transparencës. Më gëzon fakti që përpjekjet e kësaj qeverie për hapjen e institucioneve po njihen gjithnjë e më shumë”, theksoi Gërkovska.

Ajo informoi se kabineti i saj, së bashku me Agjencinë për qasje të lirë në informata publike dhe Qendrën për menaxhimin e ndryshimeve, kanë bërë një analizë të të dhënave më të kërkuara në përputhje me Ligjin për qasje të lirë në informata publike.

Zëvendëskryeministrja tha se kjo masë është vetëm një hap kalimtar për atë që duan të arrijnë në fund, që është hapja e plotë e institucioneve, gjegjësisht vënia në dispozicion e të gjitha të dhënave dhe të gjitha informacioneve, përveç atyre që janë të klasifikuara për shkak të të dhënave personale të qytetarëve.

“Një regjistër i këtillë është i domosdoshëm dhe është thjesht një parakusht që të gjitha institucionet dhe të gjitha të dhënat të digjitalizohen. Në këtë mënyrë rritet transparenca dhe hapja e plotë e institucioneve”, tha Gërkovska.

Vesna Shopar, hulumtuese nga Instituti për komunikime, që e organizon konferencën e sotme, duke iu referuar rezultateve preliminare të hulumtimit “Transparenca e institucioneve si parakusht për parandalimin e përhapjes së dezinformatave dhe spekulimeve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi se narrativi aktual të institucioneve qeveritare dominohet nga termi i transparencës aktive, që nënkupton shpërndarjen e informacioneve falas dhe të përditësuar rregullisht pa ua kërkuar askush.

Ajo theksoi se matjet, respektivisht indekset e transparencës tregojnë trend të përmirësimit. Shopar shtoi se disa ministri kanë vlerësime shumë të larta të transparencës aktive, por ka edhe nga ato me rezultate të dobëta.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori