LAJMI I FUNDIT:

Gerashchenko: Droni ukrainas fluturon mbi Sheshin e Kuq të Moskës

Gerashchenko: Droni ukrainas fluturon mbi Sheshin e Kuq të Moskës

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas Anton Gerashchenko, në Twitter ka shpërndarë një video të Sheshit të Kuq në Moskë dhe atë nga perspektiva e zogut.

“Droni ukrainas fluturon lirshëm mbi Moskë. Duket se Kremlini ka gjasa të mëdha se shpejtë të gjej veten në një zonë të goditur. Fishekzjarrët e planifikuara për 9 maj”, ka shkruar përbri videos së publikuar, transmeton Telegrafi.


Rusia më 9 maj shënon Ditën e Fitores ku festohet fitoja e ushtrisë ruse mbi nazizmin e gjermanëve në vitin 1945. Edhe këtë vit atë ditë në Moskë do të mbahet parada tradicionale ushtarake në Sheshin e Kuq, por për arsye të sigurisë është anuluar parakalimi”, ka shkruar Gerashchenko.

Ukraina do të nisë "së shpejti" kundërsulmimin e pranverës - por së pari ka një betejë për Kherson
Lexo po ashtu Ukraina do të nisë "së shpejti" kundërsulmimin e pranverës - por së pari ka një betejë për Kherson

Paradat që shënojnë 9 majin janë anuluar gjithashtu në Krime dhe në qytetet Belgorod dhe Kursk, që kufizohen me Ukrainën.

“Sheshi i Kuq do të jetë i mbyllur për publikun nga data 27 prill deri më 10 maj për përgatitjen dhe mbajtjen e paradës. Nëse kam të drejtë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Moskës, as në vitin 1941. A kanë frikë autoritetet e Kremlinit për diçka”, Gerashchenko pyeti veten.

“Ka edhe një gjë: dronët po bien nga qielli. Mbyllja fizike e sheshit nuk i mbron nga kjo”, paralajmëroi politikani ukrainas.

Agjencia ruse e lajmeve Tass ka njoftuar sot se tre dronë me kamera janë gjetur në zona të ndryshme të rajonit të Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori